Tiranë 27°C · Pjesërisht vranët 25 August 2026
S&P 500 7,677 ▲0.32%
DOW 53,577 ▲0.3%
NASDAQ 26,151 ▲0.66%
NAFTA 80.95 ▼4.78%
ARI 4,723 ▲0.54%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1666 EUR/GBP 0.8556 EUR/CHF 0.9360 EUR/ALL 92.4984 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.2899 EUR/TRY 56.0962 EUR/JPY 185.64 EUR/CAD 1.6146 EUR/USD 1.1666 EUR/GBP 0.8556 EUR/CHF 0.9360 EUR/ALL 92.4984 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.2899 EUR/TRY 56.0962 EUR/JPY 185.64 EUR/CAD 1.6146
₿ CRYPTO
BTC $78,922 ▲ +0.21% ETH $2,460 ▼ -0.45% XRP $1.4606 ▼ -1.02% SOL $97.8700 ▲ +1.81%
S&P 500 7,677 ▲0.32 % DOW 53,577 ▲0.3 % NASDAQ 26,151 ▲0.66 % NAFTA 80.95 ▼4.78 % ARI 4,723 ▲0.54 % S&P 500 7,677 ▲0.32 % DOW 53,577 ▲0.3 % NASDAQ 26,151 ▲0.66 % NAFTA 80.95 ▼4.78 % ARI 4,723 ▲0.54 %
EUR/USD 1.1666 EUR/GBP 0.8556 EUR/CHF 0.9360 EUR/ALL 92.4984 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.2899 EUR/TRY 56.0962 EUR/JPY 185.64 EUR/CAD 1.6146 EUR/USD 1.1666 EUR/GBP 0.8556 EUR/CHF 0.9360 EUR/ALL 92.4984 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.2899 EUR/TRY 56.0962 EUR/JPY 185.64 EUR/CAD 1.6146
25 Aug 2026
Breaking
Kronika

U kap duke fluturuar me avion mbi centralin bërthamor në Francë, Apeli rrëzon kërkesën e Ermal Beqirit për lirim! I hape

Gjykata franceze rrëzon kërkesën e biznesmenit shqiptar Ermal Beqiri për lirim, teksa i hap rrugën juridikisht edhe procedurave për ekstradim.

I arrestuar më 24 korrik teksa fluturonte me një avion mbi një central bërthamor në Francë, ai akuzohet si pjesë e të pandehurve të dosjes së AKSHI-t, teksa në ëkrkim mbetet ende biznesmeni tjetër, Ergys Agasi, i akuzuar si kreu i këtij grupi.

44-vjeçari do të vijojë të qëndrojë në paraburgim në Francë, ndërsa autoritetet franceze po shqyrtojnë kërkesën e Shqipërisë për ekstradimin e tij.

Pasi fluturoi me avion mbi centralin bërthamor të Penly, në Seine-Maritime, mes Dieppe dhe Le Tréport, ai u arrestua, ndërsa iu sekuestruan 2 mln euro pasuri në llogari bankare, si dhe të patundshme, mes tyre një kështjellë më vlerë 2,6 mln euro e blerë dhe mjete motorike.

Sipas raportimeve të mediave franceze, avioni u ul më pas në aeroportin e Méaulte, pranë Albertit, ku Beqiri u ndalua nga autoritetet.

U gjobit me 7 mijë euro për fluturimin mbi centralin Më 27 korrik, Beqiri u paraqit para gjykatës në Amiens, e cila e dënoi me 7 mijë euro gjobë për fluturim të paautorizuar mbi një objekt bërthamor. Por çështja nuk përfundoi me këtë vendim.

Gjatë kohës që Beqiri ndodhej nën masën e autoriteteve franceze, Shqipëria i dërgoi Francës kërkesën për ekstradimin e tij për çështje që lidhen me mashtrim dhe përvetësim të organizuar.

Kërkohet nga SPAK për hetime në Shqipëri Beqiri dyshohet nga autoritetet shqiptare se ka pasur rol në një çështje korrupsioni të lidhur me tendera të manipuluar, me vlera miliona euro.

Në kuadër të hetimeve, SPAK ka kërkuar edhe verifikimin e pasurive të tij në Francë.

Sipas të dhënave të bëra publike, hetimet kanë evidentuar llogari bankare me vlerë mbi 2 milionë euro, si dhe një pronë luksoze në departamentin Oise.

Bëhet fjalë për një kështjellë në veri të Francës, e cila dyshohet se është blerë për rreth 2.6 milionë euro. Sipas raportimeve në mediat shqiptare, prona ndodhet në Berneuil-en-Bray, në jug të Beauvais.

Mbrojtja kërkoi lirimin

Më 20 gusht, Beqiri u paraqit para trupit gjykues të Apelit të Amiens, ku kërkoi lirimin nga burgu.

Avokatët e tij argumentuan se ndalimi ishte i paligjshëm dhe se Beqiri nuk ishte fshehur nga autoritetet franceze. Sipas mbrojtjes, ai kishte deklaruar adresën e tij dhe kishte qenë në dispozicion të autoriteteve.

Prokuroria kundërshtoi kërkesën për lirimin e tij, duke argumentuar se mundësitë e tij financiare dhe fakti që dispononte licencë piloti krijonin rrezik që ai të largohej nga Franca.

Gjatë seancës, Beqiri deklaroi se jeton në Francë që prej moshës 16-vjeçare dhe se familja e tij ndodhet në këtë shtet.

Gjykata vendos vijimin e paraburgimit

Më 25 gusht, gjykata franceze vendosi që Ermal Beqiri të vijojë të qëndrojë në burg, ndërsa procedurat për kërkesën e Shqipërisë për ekstradimin e tij vazhdojnë.

Beqiri ka një të kaluar profesionale të lidhur me sektorin publik dhe teknologjinë e informacionit. I arsimuar në Francë si inxhinier i sistemeve të informacionit, ai ka mbajtur më herët poste në institucione publike shqiptare dhe është prezantuar si ekspert në teknologji dhe siguri kibernetike.

Në vitin 2021 ai bleu kompaninë Soft & Solution, të cilën më pas e zhvilloi në tregun shqiptar të teknologjisë së informacionit.

Në profilin e tij në LinkedIn shfaqet gjithashtu një fotografi me presidentin francez Emmanuel Macron, e cila, sipas të dhënave të publikuara, është realizuar gjatë vizitës së Macron në Shqipëri në maj 2025.

Deri në një vendim përfundimtar të gjykatave, akuzat ndaj Beqirit mbeten pretendime të autoriteteve dhe nuk përbëjnë fajësi të provuar me vendim gjyqësor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.