09 March 2026
Kryefaqja Kosova Bota
☁️
Tiranë 16°C · Vranët
S&P 500 6,702 ▼0.57%
DOW 47,081 ▼0.89%
NASDAQ 22,330 ▼0.26%
NAFTA 98.91 ▲8.81%
ARI 5,094 ▼1.26%
Breaking
Kosova

Murtezaj në Sarajevë: Kosova kontribuuese aktive në nismat rajonale

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Valon Murtezaj, po merr pjesë në punimet e takimit të Bordit të Këshillit të Bashkëpunimit Regjional (RCC) në Sarajevë.

Lidhur me rëndësinë e takimit, zëvendësministri Murtezaj ka theksuar “Kosova është kontribuuese aktive dhe konstruktive në zhvillimet rajonale, dhe se roli i saj po vjen duke u fuqizuar çdo ditë”.

Ky takim, ndër të tjera, ka për qëllim diskutimin e aktiviteteve që zhvillon RCC në kuadër të Strategjisë dhe Programit të punës për periudhën kohore: 2014-2016.

Republika e Kosovës është anëtare me të drejta të plota e Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.