Kosova

Musliu: Miratimi i deklaratës për Asociacionin e komunave shqiptare në Serbi, akt historik

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginën e Preshevës, Jonuz Musliu, e cilësoi sot deklaratën për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë shqiptare në Serbi, një akt historik.

Në një prononcim për mediat shqiptare, kreu i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginën e Preshevës, Musliu theksoi se “ky krijim është vullnet i shqiptarëve të Luginës së Preshëvës dhe këshilltarëve të kuvendit të komunave me shumicë shqiptare”.

Sipas tij, miratimi i kësaj deklarate është një akt historik.

“Evropa nuk mund të veprojë me dy standarde, ndryshe për serbët e Kosovës dhe ndryshe për shqiptarët e Luginës së Preshevës”, tha Musliu.

Musliu tha se “në Preshevë ka prezencë të forcave të policisë, por jo të shtuara. Nuk është hera e parë që Serbia kërcënon. Këto kërcënime që na kanë ardhur nga qeveria e Republikës së Serbisë nuk mund ta ndalin këtë vullnet të bashkimit të komunave të Preshevës, Medgjevës dhe Bujanocit për zgjidhjen e problemeve te tyre”.

Ai shtoi se ky asociacion do të jetë i njëjtë me asociacionin e komunave me shumicë serbe.

“Krijimi i asociacionit të komunave me shumicë shqiptare do të përmirësojë mirëqenien sociale të shqiptarëve në Luginën e Preshevës”, perfundoi Musliu.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button