Must have pranverë 2015, propozimet për të mos humbur
Moda pranverore 2015 është e pasur me te reja dhe padyshim ne gamen e gjere te tendencave fashion renditen edhe ato qe i konsiderojmë si must have te këtij sezoni.
Nëse keni qene te vëmendshme shume nga këto veshje i kemi pare ne sfilata mode ku janë treguar premierat trendi me cool. Sidoqoftë po ju tregojmë disa nga trendet must have qe nuk duhet te humbisni.
1. Këmisha boje qielli: Është një veshje shume formale, ideale mbi te gjitha për ato qe punojnë ne zyre dhe duhet te respektojnë një dress code shume formal. Edhe nëse nuk punoni ne zyre kjo veshje është një evergreen dhe perfekte për te realizuar shume look.
2. Jeans te gjere: Një kthim i modës se viteve 70′ këto janë nder must have te pranverë/verë 2015. Për shume kohe i kemi ruajtur ne fund te dollapit madje disa dhe mund ti kenë hedhur por tashme ato janë shume ne trend dhe shume fashion.
3. Sandalet gladatior: Sandalet tip gladiator apo model skllav te larte deri tek gjunjët te cilët dekorojnë këmbët por kujdes janë shume te vështira për tu veshur dhe nuk u shkon te gjithave.
4. Çante e vogël dhe qe varet ne qafe: Çanta e vogël qe varet ne qaf është një nder must have për pranvere 2015. Nuk kërkon asgjë te veçante apo ngjyra natyrale specifike por vetëm qe te kombinohet ne mënyrën e duhur.
5. Syzet e diellit ne forme fluture: Pas suksesit te madh te syzeve te diellit te rrumbullakëta dhe me pas ato cat-eye ka ardhur koha e modeleve butterfly te njohura edhe si syze dielli me forme flutur. Pjesa e përparme e këtyre syzeve është oversize dhe forma te kujton pikërisht krahët e një fluture.