Kosova

Mustafa: Bashkëpunimi Kosovë-Shqipëri varet nga puna e Qeverive

Kryeministri i vendit, Isa Mustafa vizitën në Shqipëri e ka vlerësuar shumë përmbajtjesore dhe të suksesshme.

qeveria-e-kosov-euml-s-protesta-organizim-politik_hdMustafa këto komente i bëri në mbledhjen e rregullt të Qeverisë së Kosovës.

“Janë vlerësuar po ashtu përgatitjet të cilat i kemi bërë dhe po bëjmë për datën 23, në mënyrë që të nënshkruajmë edhe marrëveshje të cilat do ta kompletojnë bashkëpunimin tonë, që ka pasuar pas takimit të dy qeverive në Prizren në vitin e kaluar. Janë theksuar veçmas fushat me interes më të lartë të bashkëpunimit edhe në ekonomi, veçmas në fushën e tregtisë, fushën e politikave doganore, tatimore, të nivelimit të tatimit dyfishtë, në fushën e arsimit, në fushën e kulturës, bashkëpunimi ynë ndërkombëtar edhe koordinimi i agjendës ndërkombëtare së bashku me Qeverinë e Shqipërisë si dhe koordinimi i agjendës së integrimeve evropiane në të cilën është punuar mjaft shumë”, tha Mustafa.

Kryeministri po ashtu tha se është vlerësuar puna dhe përgatitjet që po bëhen në fushën e energjetikës, një fushë shumë e rëndësishme e bashkëpunimit reciprok.

“Jemi të interesuar që këtë bashkëpunim ta thellojmë edhe më tutje, por thellimi i bashkëpunimit natyrisht varet nga puna që ne do të bëjmë si Qeveri, por edhe çdo ministri veç e veç”, tha kryeministri Isa Mustafa.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button