🌤️
Tiranë 8°C · Kryesisht kthjellët 10 April 2026
S&P 500 6,817 ▼0.11%
DOW 47,917 ▼0.56%
NASDAQ 22,903 ▲0.35%
NAFTA 95.63 ▼2.29%
ARI 4,771 ▼0.98%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164 EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164
₿ CRYPTO
BTC $73,069 ▲ +1.26% ETH $2,247 ▲ +1.74% XRP $1.3592 ▲ +0.57% SOL $85.0800 ▲ +1.02%
S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 95.63 ▼2.29 % ARI 4,771 ▼0.98 % S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 95.63 ▼2.29 % ARI 4,771 ▼0.98 %
EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164 EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164
10 Apr 2026
Breaking
Kosova

Mustafa: Do të implementojmë të gjitha rekomandimet e BE-së

Përfaqësuesi special i BE-së Samuel Zhbogar, i ka dorëzuar Raportin e Progresit për vitin 2015 kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa.Për Mustafën, progres-raporti, i cili këtë vit vjen pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit, është paralajmërues se brenda një periudhe shumë të shkurtër Kosovës dhe qytetarëve të saj do t’u mundësohet lëvizja e lirë në zonën “Schengen” nëpërmjet liberalizimit të vizave.

“Qeveria e Republikës së Kosovës, si dhe institucionet e tjera të shtetit tonë, jam i bindur se do ta lexojnë me kujdes përmbajtjen e Raportit të Progresit për Kosovën për vitin 2015. Si kryeministër, garantoj se çdo germë e këtij raporti do të lexohet drejt dhe me vëmendjen e duhur. Ne kemi punuar për të pasur një raport të mirë të progresit të Komisionit Evropian. Koalicioni qeverisës ka funksionuar në mënyrën më të mirë dhe kjo edhe në të ardhmen ofron siguri se do të implementojmë të gjitha rekomandimet e BE-së. Por, natyrisht e dimë që na mbetet ende punë për të kryer reformat e përafrimit me standardet e BE-së”, ka thënë Mustafa.

Ai tha se Kosova do të fokusohet në përmbushjen e obligimeve të veta për reformën në sundimin e ligjit, duke ndërmarrë hapa konkretë në luftën kundër krimit të organizuar e korrupsionit, në reformën ekonomike dhe në reformën e administratës publike.

Mustafa ka shtuar se qeveria pret bashkëpunim nga institucionet, veçanërisht nga opozita, për përmbushjen e reformave që i mundësojnë vendit integrimet evropiane.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.