☀️
Tiranë 13°C · Kthjellët 29 March 2026
S&P 500 6,369 ▼1.67%
DOW 45,167 ▼1.73%
NASDAQ 20,948 ▼2.15%
NAFTA 99.64 ▲5.46%
ARI 4,524 ▲2.62%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986 EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986
₿ CRYPTO
BTC $66,528 ▲ +0.31% ETH $1,996 ▼ -0.19% XRP $1.3340 ▼ -0.54% SOL $82.2300 ▼ -1.08%
S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 % S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 %
EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986 EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986
29 Mar 2026
Breaking
Kosova

Mustafa: LDK mund të ketë një kandidat tjetër për kryeministër

Isa Mustafa ka thënë se LDK shkon në zgjedhje të reja me një kandidat të ri për Kryeministër. Nuk ka dhënë emër por ka thënë se ai nuk do të jetë përsëri kandidat i LDK’së për udhëheqës të Qeverisë.

“Në bisedë me bashkëpunëtorët e ngushtë kemi vendosur që në mandatin e ardhshëm të kemi një Kryeministër tjetër. Sepse ne duhet të hapim rrugë në LDK për kuadro. Duhet të hapim rrugë për njerëz të ri”, ka thënë Kryeministri në shkuarje, shkruan Express.

“Unë do të ulem me Nënkryetarët e Partisë, me Sekretarin, me Kryetarët e Degëve dhe do të dalim me propozim se kush do të jetë Kryeministër i ardhshëm i Republikës nga LDK-ja”, ka shtuar ai.

Ndryshe, Mustafa ka folur fjalë të mira për ministrat dhe deputetët e LDK-së në këtë mandat.

“Të gjithë mendjen e kemi te situata që po ballafaqohemi. Në qoftë se do të më pyetni mua se sikur të ktheheshit në vitin 2014, unë ju them se do të vendosja të njëjtën. Koalicionin e kemi bërë për Kosovën dhe për të mirën e Kosovës”, ka thënë Mustafa.

“Ata nuk na kanë tradhtuar neve. E kanë tradhtuar vetveten”, ka thënë Isa Mustafa.

“Ju siguroj se kemi dhënë shembull të mirë se si qeveriset Kosova”, ka shtuar ai.
Ai ka thënë se LDK e ka mundur krimin, korrupsionin, papunësinë.

“Asnjëri prej nesh s’ka punuar për interesa private”, ka shtuar ai.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.