Tiranë 20°C · Pjesërisht vranët 11 April 2026
S&P 500 6,817 ▼0.11%
DOW 47,917 ▼0.56%
NASDAQ 22,903 ▲0.35%
NAFTA 96.57 ▼1.33%
ARI 4,787 ▼0.64%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210 EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210
₿ CRYPTO
BTC $72,800 ▲ +1.35% ETH $2,240 ▲ +2.04% XRP $1.3471 ▲ +0.58% SOL $84.0700 ▲ +1.08%
S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 % S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 %
EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210 EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210
11 Apr 2026
Breaking
Kosova

Mustafa në Nju Jork në Samitin Global të Liderëve, i ftuar nga Presidenti Obama

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, udhëtoi sot për në Nju Jork, ku është ftuar nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama, që të marrë pjesë në Samitin Global të Liderëve Kundër ISIS-it dhe Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm, që do të mbahet më 29 shtator.

Në Samit së bashku me kryeministrin Isa Mustafa do të jenë të pranishëm edhe zëvendëskryeministri i parë, njëherësh ministër i Jashtëm, Hashim Thaçi dhe ministri i Brendshëm, Skënder Hyseni.Gjatë këtij samiti o të diskutohet për arritjet e shteteve në luftën kundër ISIS-it dhe ekstremizmit të dhunshëm.

Gjatë vizitës në Nju Jork, kryeministri Isa Mustafa, po ashtu do të marrë pjesë në Konferencën Globale të Clinton Global Initiative, që udhëhiqet nga ish-Presidenti Amerikan Bill Clinton, si dhe në shumë takime të tjera që organizohen në prag të punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Kryeministri Mustafa, me delegacionin qeveritar, gjatë qëndrimit në Nju Jork, do të takohet edhe me dhjetëra liderë dhe homologë të vendeve të ndryshme, si dhe udhëheqës të organizatave ndërkombëtare e rajonale.

Kryeministri Isa Mustafa do të zhvillojë takime edhe me udhëheqës të lartë të administratës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, me kryeministra të shumë vendeve të Bashkimit Evropian, zyrtarë të lartë të mekanizmave të BE-së si dhe liderë të shteteve të ndryshme anëtare të Kombeve të Bashkuara, përfshirë edhe të shteteve që ende nuk e kanë marrë vendimin formal për njohjen e shtetit të pavarur dhe sovran të Kosovës.

Gjatë takimeve me liderët e vendeve të ndryshme të botës dhe organizatave ndërkombëtare, kryeministri Isa Mustafa do të kërkojë përkrahje konkrete për fuqizimin e mëtejshëm të subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës, anëtarësimin e Kosovës në UNESCO dhe në organizatat e tjera ndërkombëtare.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.