🌧️
Tiranë 7°C · Shi 26 March 2026
S&P 500 6,477 ▼1.74%
DOW 45,960 ▼1.01%
NASDAQ 21,408 ▼2.38%
NAFTA 93.79 ▲3.84%
ARI 4,377 ▼3.85%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973 EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973
₿ CRYPTO
BTC $69,062 ▼ -2.7% ETH $2,073 ▼ -4.22% XRP $1.3659 ▼ -3.36% SOL $87.1000 ▼ -4.6%
S&P 500 6,477 ▼1.74 % DOW 45,960 ▼1.01 % NASDAQ 21,408 ▼2.38 % NAFTA 93.79 ▲3.84 % ARI 4,377 ▼3.85 % S&P 500 6,477 ▼1.74 % DOW 45,960 ▼1.01 % NASDAQ 21,408 ▼2.38 % NAFTA 93.79 ▲3.84 % ARI 4,377 ▼3.85 %
EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973 EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973
26 Mar 2026
Breaking
Kosova

Mustafa: Nuk i kemi votat për Demarkacionin

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka pranuar se momentalisht nuk i kanë votat për të kaluar marrëveshjen e Demarkacionit të kufirit me Malin e Zi.

Ai këto komente i bëri pas pjesëmarrjes në konferencën CiviKos ku u fol për bashkëpunimin në mes të Shoqërisë Civile dhe Qeverisë.

Kreu i ekzekutivit shtoi se nuk kanë hequr dorë që kjo marrëveshje të procedohet deri në fund të vitit, njofton Klan Kosova.

Po ashtu, Kryeministri Mustafa i ka thënë Listës Serbe se nuk ka dekret për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe që ata po e kërkojnë.

Kështu shefi i Qeverisë i është përgjigjur kërkesave të ministrave serb, Ljubomir Mariq dhe Dalibor Jevtiq  të cilët i kanë dërguar mesazh Qeverisë së Kosovës se do të duhet ta miratojë dekretin për themelimin e AKS-së, nëse ajo me të vërtetë dëshiron kthimin e serbëve në institucione.

Sipas tij, serbët duhet t`i kthehen punës së rregullt në Qeveri për të shkruar statutin e Asociacionit por ai assesi nuk do të bie pre e kushteve të tyre.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.