QeveritareRajoni

Mustafa sot në Tiranë, takimi i parë me kryeministrin Rama

Shefi i qeverisë së Kosovës, Isa Mustafa po zhvillon sot një vizitë zyrtare në Shqipëri. Kjo është vizita e tij  e parë zyrtare në Tiranë, që prej kohës kur ka marrë drejtimin e ekzekutivit të Kosovës.mustafa-rama

Takimin e parë, kreu i qeverisë së Kosovës e zhvilloi me homologun shqiptar, Edi Rama, ku mbajtën edhe një konferencë për shtyp. Gjatë vizitës në Tiranë, kryeministri Mustafa shoqërohet nga zëvendëskryeministrat Hashim Thaçi dhe Kujtim Shala, me të cilët do të zhvillojë takime me liderët kryesor institucional dhe politik të Shqipërisë.

Kryeministri Mustafa, veç takimit me homologun Rama, do të pritet edhe nga Presidenti Bujar Nishani, kryetari i Kuvendit, Ilir Meta dhe lideri i opozitës, Lulzim Basha.

Gjatë vizitës, kryeministri Isa Mustafa po ashtu do të zhvillojë takime edhe me personalitete tjera të shquara të jetës politike e akademike në Republikën e Shqipërisë.

09:35 – Rama: Partneriteti ynë përcakton peshën e faktorit shqiptar në rajon  

Kryeministri Rama e vlerësoi partneritetin Shqipëri-Kosovë, si instrument themeltar, i cili do të përcaktojë peshën e faktorit shqiptar në rajon. Më tej ai shton se unifikimi e doganave është një shenjë e vullnetit të përbashkët për një zonë të vetme ekonomike.

“Diskutuam për hapa të rëndësishëm drejt bashkërendimit të forcave dhe drejt bashkimit tonë kombëtar në rrugën e Bashkimit Evropian. I shpreh publikisht Kryeministrit qdhe qeverisë së Kosovës për solidaritetin e treguar ndaj zonave dhe njerëzve të prekur nga përmbytjet në jug të Shqipërisë. Në emër të Shqipërisë përshëndes progresin në fuqizimin dhe shtrirjen e legjislacionit të Kosovës në të gjithë territorin e saj. Partneritet ynë instrument themeltar që do të përcaktojë peshën e faktorit shqiptar në rajon. Theksoj unifikimin e doganave, si një shenjë e vullnetit të përbashkët për një zonë të vetme ekonomike. Diskutuam edhe për ecurinë e përgatitjeve për mbledhjen e përbashkët të radhës që do të mbahet më 23 Mars në Tiranë dhe për objektiva të së ardhmes. Ne i kuptojmë vështirësitë që përballet procesi i zgjerimit. Sot Evropa ka nevojë për shqiptarët, po aq sa shqiptarët kanë nevojë për Evropën”, tha Rama.

09:00 – Mustafa mbërrin në Kryeministri
Në ambientet e Kryeministrisë është zhvilluar edhe ceremonia e pritjes së Isa Musatafës. Pas kësaj ceremonie dy kryeministrat Edi Rama dhe Isa Mustafa do të zhvillojnë një takim kokë më kokë. Ndërkohë që rreth orës 09:30 është programuar edhe një konferencë e përbashkët mes tyre.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button