Kosova
Mustafa të enjtën në interpelancë
![](https://24-ore.com/wp-content/uploads/2015/02/mustafa-t-euml-enj-euml-n-n-euml-interpelanc-euml_hd.jpg)
Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, do të jetë në interpelancë ditën e enjte, e jo të martën siç kishte kërkuar opozita.
Mbajtja e interpelancës për të enjten ka ardhur pas kërkesës së Isa Mustafës, e cila është bërë e ditur në Kryesi të Kuvendit përmes shefit të Grupit parlamentar të LDK-së, Ismet Beqiri.
Ndryshe, kërkesa për interpelancë ishte bërë nga Grupi parlamentar i AAK-së, të cilët kërkojnë nga kryeministri përgjegjësi për deklaratat e ministrit Aleksandër Jabllanoviq.