Kosova
Mustafa: Tragjedia e të pagjeturve s’fillon në Gjakovë, por është historike
![](https://24-ore.com/wp-content/uploads/2014/12/mustafa-do-t-euml-ndalim-ikjen-e-qytetar-euml-ve_hd-1.jpg)
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, në një konferencë për media ka prezantuar kabinetin e tij dhe ka folur për çështjet aktuale në vend dhe prioritetet e Qeverisë për mandatin katër vjeçar.
Mustafa në këtë konferencë e ka vlerësuar si të pamatur deklaratën e ministrit të tij, Alekasnder Jabllanoviq.
Mirëpo, i pyetur se a mjafton vetëm vlerësimi si e pamatur për këtë deklaratë, Mustafa tha se ai dhe Qeveria e tij kanë një respekt për familjet e të pagjeturve, por se tragjedia e të pagjeturve nuk fillon në Gjakovë, por është historike, sepse ka pasur të pagjetur edhe më herët.