☀️
Tiranë 8°C · Kthjellët 12 April 2026
S&P 500 6,817 ▼0.11%
DOW 47,917 ▼0.56%
NASDAQ 22,903 ▲0.35%
NAFTA 96.57 ▼1.33%
ARI 4,787 ▼0.64%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210 EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210
₿ CRYPTO
BTC $72,942 ▲ +0.12% ETH $2,279 ▲ +1.7% XRP $1.3523 ▼ -0.19% SOL $84.6100 ▼ -0.26%
S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 % S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 %
EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210 EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210
12 Apr 2026
Breaking
Maqedonia

Myftiu i Shkupit konfirmon incidentin me kreun e BFI-së, Sulejman Rexhepi

Myftiu i Shkupit, Ibrahim Shabani ka pranuar se ditë më parë ka pasur konflikt verbal mes tij dhe kreut të BFI-së Sulejman Rexhepi. Sipas Shabanit, ngjarja ka ndodhur të dielën gjatë  Manifestimit për garat e treta Kuranore të organizuar nga Myftynia e Shkupit. Sipas Shabanit,  kreu i BFI-së Sulejman Rexhepi ka shfrytëzuar fjalën e rastit për të kërcënuar, ofenduar dhe nënçmuar organizatorët ndërkohë që si shkak paraqitet mos dekorimi i tij me mirënjohje për kthimin e pronave të Muftisë, por se me mirënjohje të tillë u dekoruan nëpunësit tjerë të Myftinisë prej të cilëve Skender Buzaku, Ismet Bytyqi dhe Nehat Veseli. Në mbledhjen e sotme Muftia e Shkupit i bëri thirje kreut të BFI-së që brenda 48 orëve të kërkoj falje publike ndaj myftiut të Shkupit.

“Nuk ka pas sulm fizik, ka pas konflikt verbal, sharje, nënçmime dhe kështu me radhë që nuk i takojnë një udhëheqësi fetar të merret me një oratori të tillë. Janë dëshmitarë shumë njerëz që kanë qenë aty prezent, ndoshta ka pas edhe gazetarë. Ne do të vazhdojmë me organet tona, do të vazhdojmë me përkrahjen tonë, të imamëve, të hoxhallarëve, të xhematit të Shkupit dhe kështu presim nga Reisi të kërkon falje, nuk i kushton shumë ajo nëse ka dal konteksit se edhe ai është njeri, mund të gaboj, të kërkon një falje publike dhe të rregullohen gjërat nëse mendon të rregullohen, nëse jo atëherë të shohim”, tha Ibrahim Shabani, Mufti I Shkupit.

Ndërkohë nga BFI-ja thonë se problemi duhet të zgjidhet në rrugë institucionale, e jo nëpërmjet konferencave për shtyp, apo si në rastin konkret me ultimatume e kërcënime.

“Kanë kaluar mbi 48 orë dhe Myftiu nuk e ka parë të arsyeshme, që nëse mendon se ka pas ndonjë problem, të vjen në institucionin më të lartë Islam dhe ta bisedon këtë çështje, aty ku duhet. Ai para dy ditëve, në faqen zyrtare të Myftinisë së Shkupit dhe para gjitha mediumeve të vendit doli me qëndrimin se nuk ka pasur asnjë incident gjatë Garave Kuranore. Mos vallë ky ndryshim i deklaratës së tij, do të thotë se Myftiu ka rënë nën influencën disa njerëzve, që ndoshta për interesa personale apo të instruktuar prej dikujt, duan ta përçajnë Bashkësinë Islame dhe Besimtarët myslimanë në përgjithësi, në një kohë mjaft delikate nëpër të cilën po kalon vendi jonë!. Sidoqoftë, Bashkësia Fetare Islame, deklaron se në të gjitha organet dhe institucionet e veta, ku përfshihen 13 Myftinitë, Medreseja Isa Beu, Fakulteti i Shkencave Islame dhe Shoqatat që veprojnë në kuadër të BFI-së, kanë një unitet të patjetërsueshëm”, thuhet mes tjerash në qëndrimin e BFI-së.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.