Arte

Natë e shqiptarëve në MTV EMA

Ka qenë nata e shqiptarëve në ceremoninë e sivjetme të MTV European Music Awards.

Rita Ora mori vëmendjen e plotë si prezantuese dhe me hyrjen e saj të veçantë si në tapetin e kuq, ashtu edhe në skenën e madhe të Wembleyt.

Ajo u paraqit vetëm me një peshqir, ndërsa gjatë gjithë natës ka ndryshuar pamjen duke qenë përherë në qendër të vëmendjes.

Ajo performoi në mbrëmje, por nuk doli me një çmim, edhe pse ishte e nominuar në kategorinë për “Pamjen më të mirë”.

Megjithatë, me çmim dolën dy shqiptarë të tjerë.

Dua Lipa fitoi çmimin e madh për “Artisten më të mirë të re”, ndërsa Ermal Meta mori çmimin për “Veprën më të mirë italiane”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shiko gjithashtu
Close
Back to top button