☁️
Tiranë 10°C · Vranët 23 March 2026
S&P 500 6,601 ▲1.45%
DOW 46,350 ▲1.69%
NASDAQ 21,980 ▲1.54%
NAFTA 87.59 ▼10.83%
ARI 4,429 ▼3.19%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845 EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845
₿ CRYPTO
BTC $70,968 ▲ +3.27% ETH $2,150 ▲ +3.41% XRP $1.4392 ▲ +3.55% SOL $91.1500 ▲ +4.45%
S&P 500 6,601 ▲1.45 % DOW 46,350 ▲1.69 % NASDAQ 21,980 ▲1.54 % NAFTA 87.59 ▼10.83 % ARI 4,429 ▼3.19 % S&P 500 6,601 ▲1.45 % DOW 46,350 ▲1.69 % NASDAQ 21,980 ▲1.54 % NAFTA 87.59 ▼10.83 % ARI 4,429 ▼3.19 %
EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845 EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845
23 Mar 2026
Breaking
Rajoni

NATO: Krijimi i ushtrisë çështje e Kosovës

NATO mbështet zhvillimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës me mandatin aktual, por nëse FSK duhet të zhvillohet, atëherë Këshilli i Atlantikut të Veriut do të duhet të rishqyrtojë nivelin e angazhimit të NATO-s në Kosovë.

NATO e shikon transformimin e forcave të armatosura të Kosovës në ushtri si një çështje që i takon autoriteteve të Kosovës. “Qëndrimi i NATO-s është i qartë: kjo është një çështje e autoriteteve të Kosovës,” shkruan zyra e shtypit e NATO-s, në përgjigje të pyetjes së Deutsche Welles, se si i vlerëson NATO hapat e qeverisë së Prishtinës për kthimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), në ushtri.

“Çdo lloj ndryshimi strukture, mandati dhe misioni të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), duhet të bëhet në përputhje me Kushtetutën e Kosovës dhe kërkon ndryshime kushtetuese,” shkruhet më tej dhe vlerësohet se: “Forca e Sigurisë së Kosovës është një forcë profesionale, që po bëhet gjithnjë e më shumë multietnike dhe është burim për stabilitetin në rajon.”

Zyra e NATO-s në Bruksel vëren se: “Progresi i arritur është shembull për suksesin e NATO -s në krijimin e kapaciteteve në sektorin e sigurisë, por ku nevojitet  edhe më shumë për të bërë”.

NATO mbështet zhvillimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës me mandatin aktual, por shton se “nëse Forca e Sigurisë së Kosovës duhet të zhvillohet, Këshilli i Atlantikut të Veriut do të duhet të rishqyrtojë nivelin e angazhimit të NATO-s në Kosovë.”

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.