☀️
Tiranë 9°C · Kthjellët 07 Nëntor 2026
S&P 500 7,377 ▲0.31%
DOW 51,286 ▼0.46%
NASDAQ 24,579 ▲1.09%
NAFTA 90.83 ▲0.34%
ARI 4,075 ▼0.94%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
₿ CRYPTO
BTC $75,792 ▲ +0.03% ETH $2,234 ▲ +0.26% XRP $1.1629 ▼ -1.77% SOL $89.6900 ▼ -0.52%
S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 % S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 %
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
07 Nën 2026
Breaking
Sporti

NBA/ Një hap larg 1/2, Boston dhe Spurs drejt kualifikimit, Houston rihap garën ndaj Lakers

Mbrëmje e ngjeshur në NBA, me katër ndeshje play-off-i që u zhvilluan të dielën e që sollën emocione dhe rezultate të rëndësishme në të dyja konferencat. Në Perëndim, Houston Rockets mban gjallë serinë ndaj Los Angeles Lakers pas fitores bindëse 115-96, duke ngushtuar rezultatin e përgjithshëm në 3-1. Pa Kevin Durant, Rockets u udhëhoqën nga […]

Mbrëmje e ngjeshur në NBA, me katër ndeshje play-off-i që u zhvilluan të dielën e që sollën emocione dhe rezultate të rëndësishme në të dyja konferencat.

Në Perëndim, Houston Rockets mban gjallë serinë ndaj Los Angeles Lakers pas fitores bindëse 115-96, duke ngushtuar rezultatin e përgjithshëm në 3-1. Pa Kevin Durant, Rockets u udhëhoqën nga një Klay Thompson vendimtar me 23 pikë dhe 7 asistime. Për Lakers, nuk mjaftuan paraqitjet e LeBron James dhe Deandre Ayton, pavarësisht përpjekjeve të tyre.

Në Lindje, dominim i plotë i Boston Celtics ndaj Philadelphia 76ers me shifrat 128-96, duke marrë avantazhin 3-1 në seri. Ndeshja u ndez nga Payton Pritchard, i cili shkëlqeu nga stoli me 32 pikë. Lajmi i rëndësishëm për 76ers ishte rikthimi i Joel Embiid, i cili menjëherë regjistroi një paraqitje të madhe me “double-double”.

Në ndeshjen tjetër, San Antonio Spurs triumfoi në transfertë ndaj Portland Trail Blazers me rezultatin 114-93. Rikthimi i Victor Wembanyama ishte vendimtar, me 27 pikë dhe 11 rebound, i mbështetur nga De’Aaron Fox që shtoi 28 pikë dhe 7 asistime. Për Portland, nuk mjaftuan 26 pikët e Deni Avdija.

Ndërkohë, ndeshja më e luftuar e mbrëmjes u luajt mes Toronto Raptors dhe Cleveland Cavaliers, ku kanadezët fituan 93-89 dhe barazuan serinë në 2-2. Protagonistë ishin Scottie Barnes dhe Brandon Ingram me nga 23 pikë secili, ndërsa për Cavaliers nuk mjaftuan 20 pikët e Donovan Mitchell.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.