☁️
Tiranë 18°C · Vranët 19 May 2026
S&P 500 7,403 ▼0.07%
DOW 49,686 ▲0.32%
NASDAQ 26,091 ▼0.51%
NAFTA 103.50 ▼0.84%
ARI 4,548 ▼0.22%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1649 EUR/GBP 0.8688 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 95.4003 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.1249 EUR/JPY 185.01 EUR/CAD 1.6007 EUR/USD 1.1649 EUR/GBP 0.8688 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 95.4003 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.1249 EUR/JPY 185.01 EUR/CAD 1.6007
₿ CRYPTO
BTC $77,007 ▲ +0.35% ETH $2,119 ▲ +0.29% XRP $1.3757 ▼ -0.19% SOL $84.7600 ▲ +0.65%
S&P 500 7,403 ▼0.07 % DOW 49,686 ▲0.32 % NASDAQ 26,091 ▼0.51 % NAFTA 103.50 ▼0.84 % ARI 4,548 ▼0.22 % S&P 500 7,403 ▼0.07 % DOW 49,686 ▲0.32 % NASDAQ 26,091 ▼0.51 % NAFTA 103.50 ▼0.84 % ARI 4,548 ▼0.22 %
EUR/USD 1.1649 EUR/GBP 0.8688 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 95.4003 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.1249 EUR/JPY 185.01 EUR/CAD 1.6007 EUR/USD 1.1649 EUR/GBP 0.8688 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 95.4003 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.1249 EUR/JPY 185.01 EUR/CAD 1.6007
19 May 2026
Breaking
Maqedonia

Ndalohet një shtetas i Maqedonisë në Bogorodicë, fshehu shufrën e arit në këpucë

Në pikën kufitare Bogorodicë, zyrtarët doganorë kanë sekuestruar një shufër ari me peshë 848 gramë dhe vlerë rreth 4,5 milionë denarë( rreth 73.000 euro), e cila ishte e fshehur në këpucën e një pasagjeri në një autobus në linjën Gostivar–Stamboll.

Sipas autoriteteve, gjatë kontrollit të detajuar të udhëtarit, shtetas i Maqedonisë së Veriut, ari është gjetur i mbështjellë me letër të bardhë.

“Pllaka e arit është sekuestruar në një aksion të zyrtarëve doganorë gjatë daljes nga vendi. Ngjarja është zbuluar pasi një autobus që qarkullonte në linjën Gostivar–Stamboll është ndalur për kontroll, ku, për shkak të dyshimeve të arsyeshme, është kryer kontroll i detajuar i një pasagjeri, shtetas i Maqedonisë së Veriut.

Gjatë kontrollit, në një nga këpucët e tij është gjetur një shufër ari me peshë 848 gramë, e mbështjellë me letër të bardhë. Me qëllim kontrabandimi, i dyshuari e kishte mbajtur pllakën fillimisht në xhaketë, ndërsa menjëherë para kontrollit e kishte fshehur në këpucë. Ndaj tij, nga Sektori për hetime i Drejtorisë së Doganave, është paraqitur kallëzim penal në Prokurorinë Themelore Publike në Gjevgjeli për veprën penale “kontrabandë”, e dënueshme sipas Kodit Penal. Drejtoria e Doganave vazhdon aktivitetet e saj për parandalimin e tregtisë ilegale dhe kontrabandës së mallrave me vlerë, me qëllim mbrojtjen e tregtisë ligjore dhe interesave ekonomike të shtetit”, thonë nga Dogana.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.