🌦️
Tiranë 21°C · Rrebesh i lehtë 09 Tetor 2026
S&P 500 7,801 ▲0.46%
DOW 51,519 ▲0.56%
NASDAQ 27,348 ▲0.57%
NAFTA 92.04 ▲0.6%
ARI 4,215 ▲1.4%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1208 EUR/GBP 0.8476 EUR/CHF 0.9328 EUR/ALL 91.7138 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3722 EUR/TRY 55.2355 EUR/JPY 176.99 EUR/CAD 1.5951 EUR/USD 1.1208 EUR/GBP 0.8476 EUR/CHF 0.9328 EUR/ALL 91.7138 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3722 EUR/TRY 55.2355 EUR/JPY 176.99 EUR/CAD 1.5951
₿ CRYPTO
BTC $82,868 ▲ +1.92% ETH $2,488 ▲ +1.65% XRP $1.3813 ▲ +2.27% SOL $109.6200 ▲ +0.48%
S&P 500 7,801 ▲0.46 % DOW 51,519 ▲0.56 % NASDAQ 27,348 ▲0.57 % NAFTA 92.04 ▲0.6 % ARI 4,215 ▲1.4 % S&P 500 7,801 ▲0.46 % DOW 51,519 ▲0.56 % NASDAQ 27,348 ▲0.57 % NAFTA 92.04 ▲0.6 % ARI 4,215 ▲1.4 %
EUR/USD 1.1208 EUR/GBP 0.8476 EUR/CHF 0.9328 EUR/ALL 91.7138 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3722 EUR/TRY 55.2355 EUR/JPY 176.99 EUR/CAD 1.5951 EUR/USD 1.1208 EUR/GBP 0.8476 EUR/CHF 0.9328 EUR/ALL 91.7138 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3722 EUR/TRY 55.2355 EUR/JPY 176.99 EUR/CAD 1.5951
09 Tet 2026
Breaking
Maqedonia e Veriut

Ndalimi i studentëve shqiptarë në kufi, Meidani: Cenohet fryma europiane e rajonit

Ambasadori i Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut, Denion Meidani ka reaguar lidhur me ndalimin e studentëve shqiptarë për të marrë pjesë në protestën e djeshme në Shkup.

Meidani thotë se me këtë veprim cenohet fryma evropiane e rajonit.

“Kur studentë ndalohen, vonohen dhe intimidohen teksa udhëtojnë për të shprehur paqësisht solidaritet për një të drejtë gjuhësore, çështja pushon së qeni vetëm procedurale. Ajo prek vetë mirëkuptimin demokratik dhe frymën europiane që synojmë të ndërtojmë si rajon.

Studentët shqiptarë nga Tirana udhëtuan drejt Republikës së Maqedonisë së Veriut jo për përplasje, por për solidaritet qytetar dhe për të mbështetur një kërkesë elementare: të drejtën për t’u testuar dhe për të ushtruar profesionin në gjuhën amtare.

Këta të rinj nuk kërkojnë privilegje. Kërkojnë dinjitet, barazi dhe respekt për të drejtat themelore.

Dhe një kërkesë për dinjitet nuk duhet të perceptohet kurrë si kërcënim, sidomos në vende që synojnë t’i bashkohen familjes europiane dhe të ndërtojnë të ardhmen mbi vlerat e demokracisë, barazisë dhe të drejtave themelore”, thotë Meidani.

Dje u raportuar se në pikën kufitare mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut janë ndaluar disa studentë të cilët vinin në Shkup për t’ju bashkangjitur protestës së studentëve për gjuhën shqipe./Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.