Kronika

Ndërroi jetë pas aksidentit/ Gjimnazi ‘Qemal Stafa’ shpreh ngushëllime për Flavio Mankollarin: Ishte ekselent, sot jemi në lot

Ka ndërruar jetë në spital dy javë pas aksidentit tragjik në Luginën e Patokut, 16-vjeçari Flavio Mankollari.
Nxënësi ekselent në gjimnazin “Qemal Stafa” mbeti i plagosur në aksident bashkë me katër të tjerë, por nuk mundi t’ia dalë dot për shkak të plagëve të marra.
Mbrëmë, Gjimnazi “Qemal Stafa” ka shprehur ngushëllime për Flavion, përmes një mesazhi tepër të ndjerë në rrjetet sociale. Mësuesit shkruajnë se 16-vjeçari ishte nxënës i dalluar dhe kishte përfunduar vitin e parë me të gjitha 10-ta.
Shumë lot sot në shkollën tonë nga nxënës e mësues, kësaj here jo lot gëzimi por lot trishtimi, për një humbje të parakohshme.

Me keqardhje të thellë njoftojmë ndarjen nga jeta të një nxënësi të shkëlqyer ekselent i cili ne, shokëve dhe shoqërisë do të na mungojë shumë Flavio Mankollari, si pasojë e një aksidenti automobilistik …

Një nxënës ekselent, një fëmijë i kompletuar, një yll djalë i cili i dha dhe kishte shumë për ti dhënë shoqërisë. Një nxënës që mbylli me 10.0 klasën e 10-të, i cili do të shijonte bursën e ekselencës si një qemals sivjet dhe që gjatë gjithë jetës së tij shkollore nuk njeh një notë 9-të të marrë dhe vetëm sjellje shembullore dhe një zë i ëmbël, i fuqishëm në jetën shkollore, promovues i vlerave dhe virtyteve njerëzore!

Të duam shumë Flavio, do të të kujtojmë gjithmonë me mall në çdo moment të bukur të jetuar për këto kohë që kaluam bashkë!  U prehsh në paqe yll i bukur!”– thuhet në postim.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button