Ndërron jetë legjenda e “Rock ‘n’ Roll”
Është ndarë nga jeta në moshën 90-vjeçare legjenda e muzikës “Rock ‘n’ Roll”, Chuck Berry, teksa policia e shtetit të Missourit raportoi se e kishte gjetur këngëtarin në një gjendje joreaguese mesditën e së shtunës.
Karriera prej 7 dekadash e Berryt është ka kapur majat për shkak të një serie hitesh, përfshi edhe ato klasiket “Roll Over Beethoven” dhe “Johnny B. Goode”. Berry është nderuar edhe me çmimin “Grammy” për arritjet në jetë në vitin 1984, ndërsa ishte mes të parëve të rekrutuar në Murin e Famës së muzikës “Rock and Roll” në vitin 1986.
Përmes një deklarate në rrjetin social “Facebook”, Departamenti i Policisë së kantonit St Charles në Missouri njoftoi se ishin përgjigjur ndaj raportimeve mbi një person që nuk reagonte rreth orës 12:40 me atë lokale (17:40 me tonën).
“Fatkeqësisht ishte e pamundur të rikthenim në jetë 90-vjeçarin, i cili u shpall i vdekur rreth orës 13:26”, vijon deklarata. “Departamenti i Policisë konfirmon vjekjen e Charles Edward Anderson Berry Sr., i njohur ndryshe edhe si muzikanti legjendar Chuck Berry”.
I menjëhershëm ka qenë reagimi i figurave më të shquara të muzikës që i kanë thurur lavde talentit dhe ndikimit të Berryt.
Mes tyre edhe Ringo Starr, i “Beatles”-ave, i cili citoi një prej vargjeve të Berryt në rrjetet sociale, ku shkruante “më lër të dëgjoj pak muzikë Rock ‘n’ Roll, siç bëje ti”, shkroi ai.
“Nëse përpiqeni t’i jepni muzikës Rock ‘n’ Roll një tjetër emër, atëherë mund ta quani atë Chuck Berry”, shkruante dikur John Lennon. Mick Jagger i “Rolling Stones” tha se Berry “ndriçoi vitet tona të adoleshencës dhe u dha jetë ëndrrave tona”. Ndërkohë, Bruce Springsteen e quajti atë “një gjigant të epokave”.
Berry u lind në St Louis të Missourit në vitin 1926, ndërsa hitin e tij të parë “Maybellene” e ka publikuar në vitin 1955. Vitin e kaluar ai njoftoi se do të publikonte të parin album në afro 4 dekada, të cilin ia kishte dedikuar bashkëshortes së tij 68-vjeçare, Themetta “Toddy”.