🌡️
Tiranë 07 April 2026
S&P 500 6,612 ▲0.44%
DOW 46,670 ▲0.36%
NASDAQ 21,996 ▲0.54%
NAFTA 112.50 ▲0.08%
ARI 4,702 ▲0.36%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1544 EUR/GBP 0.8723 EUR/CHF 0.9214 EUR/ALL 95.9465 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3910 EUR/TRY 51.4600 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.6063 EUR/USD 1.1544 EUR/GBP 0.8723 EUR/CHF 0.9214 EUR/ALL 95.9465 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3910 EUR/TRY 51.4600 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.6063
₿ CRYPTO
BTC $69,024 ▼ -1.19% ETH $2,124 ▼ -1.46% XRP $1.3177 ▼ -2.77% SOL $80.1300 ▼ -3.1%
S&P 500 6,612 ▲0.44 % DOW 46,670 ▲0.36 % NASDAQ 21,996 ▲0.54 % NAFTA 112.50 ▲0.08 % ARI 4,702 ▲0.36 % S&P 500 6,612 ▲0.44 % DOW 46,670 ▲0.36 % NASDAQ 21,996 ▲0.54 % NAFTA 112.50 ▲0.08 % ARI 4,702 ▲0.36 %
EUR/USD 1.1544 EUR/GBP 0.8723 EUR/CHF 0.9214 EUR/ALL 95.9465 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3910 EUR/TRY 51.4600 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.6063 EUR/USD 1.1544 EUR/GBP 0.8723 EUR/CHF 0.9214 EUR/ALL 95.9465 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3910 EUR/TRY 51.4600 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.6063
07 Apr 2026
Breaking
Moda

Ndërron jetë stilisti Oscar de la Renta

oscardelarentaStilisti amerikan Oscar de la Renta, që vishte ish-zonjat e para të Shteteve të Bashkuara si Jackie Kennedy dhe Hillary Clinton, ka ndërruar jetë në moshën 82-vjeçare.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat amerikane. De la Renta, që së fundmi dizajnoi dhe fustanin e dasmës të Amal Clooney, ishte diagnostikuar me kancer në vitin 2006.

Lindur në Republikën Domenikane në vitin 1932, ai e la shtëpinë në moshën 18-vjeçare për të studiuar pikturë në Madrid të Spanjës. Shumë shpejt ai zhvilloi dëshirën e tij për stilimin dhe nisi një kurs me stilistin spanjoll Cristobal Balenciaga.

Emri i tij fitoi famë në fillim të viteve ’60, kur veshjet e tij filloi t’i përdorte zonja e parë Jackie Kennedy. Vite më vonë ai nxorri dhe etiketën e tij.

Në dekadat që pasuan ai veshi thuajse çdo zonjë të parë, përfshirë këtu Michelle Obama, të cilën e qortoi pse nuk vishte rroba të stilistëve amerikanë. Betty Ford, Nancy Reagan, Hillary Clinton dhe Laura Bush kërkonin të gjitha stilin e De la Renta. Laura Bush e cilësoi atë si “njeriun që i bën gradë të duken dhe ndihen të bukura”.

Hillary Clinton, duke vlerësuar stilistin më herët gjatë vitit tha: “Ky njeri ka punuar për më shumë se 20 vjet për të më kthyer në një ikonë të modës”.

Ndërsa zonja Obama u shfaq për herë të parë me një nga fustanet e tij në një pritje në Shtëpinë e Bardhë në tetor. Së fundmi De la Renta u zgjodh nga Amal Alamuddin për të stiluar fustanin e saj të dasmës me George Clooney.

“George dhe unë donim që dasma të ishte romantike dhe elegante dhe nuk mund të imagjinoja dikë më të aftë se Oscar për të pasqyruar këto dy aspekte në një fustan”, tha zonja Clooney.

De la Renta ndërroi jetë në shtëpinë e tij në Konektikat. Shkaku i vdekjes ende nuk dihet me saktësi, por paraprakisht i atribuohet diagnostikimit të tij me kancer.

Mbesa e tij Eliza Reed Bolan tha në një deklaratë se, stilisti kishte ndërruar jetë i rrethuar nga familja, miqtë dhe dy qentë e shtëpisë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.