Ndocaj reagon: Janë vetëm fjalë…
Mbrëmë u përfol masivisht që deputeti Eduart Ndocaj do të kandidonte për kryetar të Partisë Socialiste, teksa Kongresi i kësaj partive pritet të zhvillohej në muajin mars.
Por, sot, Ndocaj thotë se të gjitha deklaratat në media ishin spekulime, apo siç thotë ai “janë fjalë”.
“Nuk ka asgjë të vërtetë në ato që thuhen deri më tani. Jemi të gjithë për të njëjtin qëllim. Unë nuk jam rival me Ramën. Çdo gjë e përfolur është vetëm në media”, tha ai nga Lezha.


Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.