🌤️
Tiranë 8°C · Kryesisht kthjellët 10 Nëntor 2026
S&P 500 7,550 ▲2.35%
DOW 52,390 ▲2.15%
NASDAQ 25,253 ▲2.74%
NAFTA 86.60 ▼0.29%
ARI 4,132 ▲0.42%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8347 EUR/CHF 0.9188 EUR/ALL 90.9298 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6387 EUR/TRY 56.2656 EUR/JPY 177.07 EUR/CAD 1.5819 EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8347 EUR/CHF 0.9188 EUR/ALL 90.9298 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6387 EUR/TRY 56.2656 EUR/JPY 177.07 EUR/CAD 1.5819
₿ CRYPTO
BTC $75,224 ▼ -0.21% ETH $2,131 ▼ -0.79% XRP $1.1029 ▼ -1.58% SOL $86.7300 ▼ -1.3%
S&P 500 7,550 ▲2.35 % DOW 52,390 ▲2.15 % NASDAQ 25,253 ▲2.74 % NAFTA 86.60 ▼0.29 % ARI 4,132 ▲0.42 % S&P 500 7,550 ▲2.35 % DOW 52,390 ▲2.15 % NASDAQ 25,253 ▲2.74 % NAFTA 86.60 ▼0.29 % ARI 4,132 ▲0.42 %
EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8347 EUR/CHF 0.9188 EUR/ALL 90.9298 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6387 EUR/TRY 56.2656 EUR/JPY 177.07 EUR/CAD 1.5819 EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8347 EUR/CHF 0.9188 EUR/ALL 90.9298 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6387 EUR/TRY 56.2656 EUR/JPY 177.07 EUR/CAD 1.5819
10 Nën 2026
Breaking
Kronika

Ndoji: Grekët nuk duan ta mbështesin Shqipërinë! Me ligjin e luftës mbajnë pezull marrëdhëniet

Ish-drejtori i Arkivës dhe historiani, Gjet Ndoji i ftuar këtë të shtunë në emisionin “Review” nga Greta Topjana në Euronews Albania ka folur lidhur me

Ish-drejtori i Arkivës dhe historiani, Gjet Ndoji i ftuar këtë të shtunë në emisionin “Review” nga Greta Topjana në Euronews Albania ka folur lidhur me marrëdhëniet e Shqipërisë dhe Greqisë.

Ndoji gjatë fjalës së tij u shpreh se grekët nuk duan ta mbështesin Shqipërinë teksa u kthye pas në kohë duke kujtuar pushtimin e Epirit të Vjetër.

Ndër të tjera ai theksoi se Greqia gjithmonë ka përfituar nga vonesa në procesin e shtetformimit të Shqipërisë.

“Sa i përket ligjit të luftës që u tha, është absurdi më i madh i politikës së jashtme të Greqisë me Shqipërinë pasi baza e këtij pretendimi ekziston që në kohën e luftës italo-greke e tetorit të vitit 1940.Një ligj absurd për arsyen e thjeshtë se Italia pasi pushtoi Shqipërinë në qoftë se do ndalemi pak te lufta italo-greke, intervenoi kundër Greqisë në synimet e saj strategjike për të rritur influencat dhe për të pushtuar Ballkanin.

Po të rikthehemi te takimi i dy kryeministrave, mund të lexohen nën rrjeshta, dy gjendje. Gjendja e Shqipërisë për të përfituar mbështetjen e Greqisë që me sa duket tek artikulimi që bën kryeministri i Greqisë dhe media e institucionet greke, nuk janë gati grekët dhe nuk e dëshirojnë aspak që ta mbështesin Shqipërinë.

Grekët gjithmonë që në kohën e revolucionit greke deri në ditët tona kanë përfituar nga vonesa në procesin e shtetit të formimit të Shqipërisë dhe kjo është arsyeja kryesore që grekët vazhdojnë, unë them stacioni i fundit i insistimit të tyre me teza absurde siç mbajnë pezull marrëdhëniet dhe e përdorin autoritetin e tyre për të realizuar qëllime të tjera.

Greqia tashi njihet në mënyrë permanente. Ajo përveç se ka pushtuar Epirin e vjetër, atje ka ndodhur dhe procesi i greqizimit të asaj popullate. Një pjesë e madhe është ushtruar gjenocid, janë depërtuar me dhunë duke vrarë e prerë. Dhe në aspektet kulturore në gjithë Shqipërinë e jugut.

Procesi i restaurimit të kishave për shembull është një proces i ndërhyrjes kulturore për të shuar identitetin kombëtar të shqiptarëve, identitetin arbënor. Po marr shembullin më klasike është Manasiri i Mesopotamit në komunën e Finiqit, një objekt kulti tipik arbor”, tha ai ndër të tjera.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.