⛅
Tiranë 16°C · Pjesërisht vranët 22 Tetor 2026
S&P 500 7,652 ▼1.36%
DOW 52,777 ▼0.15%
NASDAQ 26,003 ▼2.62%
NAFTA 99.56 ▲2.48%
ARI 4,058 ▼2.21%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779 EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779
₿ CRYPTO
BTC $81,122 ▼ -4.25% ETH $2,377 ▼ -5.58% XRP $1.3033 ▼ -6.43% SOL $103.2900 ▼ -5.04%
S&P 500 7,652 ▼1.36 % DOW 52,777 ▼0.15 % NASDAQ 26,003 ▼2.62 % NAFTA 99.56 ▲2.48 % ARI 4,058 ▼2.21 % S&P 500 7,652 ▼1.36 % DOW 52,777 ▼0.15 % NASDAQ 26,003 ▼2.62 % NAFTA 99.56 ▲2.48 % ARI 4,058 ▼2.21 %
EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779 EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779
22 Tet 2026
Breaking
Politika

Përplasje në Kuvend për Zvërnecin, Braçe: Në protestë ka shumë qytetarë, ashtu siç ka edhe përfitues politik!

Lidhur me protestën e zhvilluar gjatë këtyre ditëve kundër ndërtimit të resortit turistik në Zvërnec të Vlorës, deputeti i PS Erion Braçe tha se atje ka shumë qytetarë të ndershëm, ashtu siç sipas tij ka edhe njerëz që kërkojnë ta shfrytëzojnë këtë situatë për qëllime politike.

Ai gjithashtu akuzoi kryedemokratin Sali Berisha për ndryshim të qëndrimit për investimin në Zvërnec dhe protestat që po zhvillohen kundër ndërtimit të resortit.

“Me thënë të drejtën Sali, unë nuk hiqem, unë jam. Ashtu siç edhe ti Sali je. Të njohin shqiptarët, të njohin ndërkombëtarët, të njeh edhe drejtësia. Je njeri i famshëm Sali në këtë lëm. Por kjo që bën që një ditë thua një gjë, ditën tjetër thua një gjë tjetër, natyrisht që kjo na ndan. Unë nuk e bëj dot atë gjë. Unë them qartësisht atë që mendoj. Me këtë historinë e kësaj protestës, unë nuk e ndërroj qëndrimin si ty. Në atë protestë ka shumë qytetarë, ashtu siç ka edhe përfitues politik. Janë banalë. Janë gjithmonë atje në atë protestë. Ashtu siç ka doemos njerëz që protestat duan t’i evidentojnë, t’i bëjnë më të mëdha seç janë. Janë edhe këta konspiracionistët konservatorë që sajojnë shitjen e një vendi, ashtu siç ka edhe të rreshtuar me ta, që i besojnë të gjitha. Në fund ka edhe rrugeçër banalë, që nuk u vjen turp fare nga robt e tyre, kur shajnë robt e të tjerëve”, vijoi më tej Braçe.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.