☀️
Tiranë 31°C · Kthjellët 21 August 2026
S&P 500 7,641 ▼0.87%
DOW 52,759 ▼1.32%
NASDAQ 26,067 ▼1%
NAFTA 86.40 ▼0.5%
ARI 4,619 ▲1.04%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1682 EUR/GBP 0.8570 EUR/CHF 0.9342 EUR/ALL 92.5838 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3303 EUR/TRY 56.1344 EUR/JPY 185.56 EUR/CAD 1.6101 EUR/USD 1.1682 EUR/GBP 0.8570 EUR/CHF 0.9342 EUR/ALL 92.5838 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3303 EUR/TRY 56.1344 EUR/JPY 185.56 EUR/CAD 1.6101
₿ CRYPTO
BTC $76,594 ▲ +9.66% ETH $2,378 ▲ +5.61% XRP $1.3252 ▲ +19.08% SOL $90.6200 ▲ +5.18%
S&P 500 7,641 ▼0.87 % DOW 52,759 ▼1.32 % NASDAQ 26,067 ▼1 % NAFTA 86.40 ▼0.5 % ARI 4,619 ▲1.04 % S&P 500 7,641 ▼0.87 % DOW 52,759 ▼1.32 % NASDAQ 26,067 ▼1 % NAFTA 86.40 ▼0.5 % ARI 4,619 ▲1.04 %
EUR/USD 1.1682 EUR/GBP 0.8570 EUR/CHF 0.9342 EUR/ALL 92.5838 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3303 EUR/TRY 56.1344 EUR/JPY 185.56 EUR/CAD 1.6101 EUR/USD 1.1682 EUR/GBP 0.8570 EUR/CHF 0.9342 EUR/ALL 92.5838 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3303 EUR/TRY 56.1344 EUR/JPY 185.56 EUR/CAD 1.6101
21 Aug 2026
Breaking
Politika

Zvërneci, Rama: Ja njeriu i kontraktuar nga investitorët për arkitekturën e peizazhit! Forca të caktuara po bëjnë çmos t

Kryeministri Edi Rama ka zbuluar arkitektin me famë botërore të peizazhit Dong Yugan, pasuesin e legjendarit Kungjan Yu dhe udhëheqësin e konsulencës mbi peizazhin në projektin e Zvërnecit.

Rama shprehet se forca të caktuara po bëjnë çmos t’ia heqin nga duart Shqipërisë këtë projekt që nuk mund të sjellë pasoja negative për natyrën, përkundrazi, do të sjellë një nivel të harmonisë me zhvillimin e natyrës që do të jetë një krenari për Shqipërinë dhe një dhuratë e Shqipërisë për vetë Europën.

Reagimi i plotë i Ramës

JA NJERIU QË INVESTITORËT E ZVËRNECIT KANË KONTRAKTUAR PËR ARKITEKTURËN E PEJZAZHIT

Njihuni me artistin e madh të natyrës, arkitektin e pejsazhit Dong Yugan, nxënësin pasues të legjendarit Kungjan Yu dhe udhëheqësin e konsulencës mbi pejzazhin e mbrojtur në projektin e Zvërnecit

Ai sot prezantoi përpara një audience me plot arkitektë ndërkombëtarë në Festivalin Bread&Heart në Tiranë, vizionin dhe shumë gjetje të studios prestigjioze ndërkombëtare Turanscape, duke i mbresuar të gjithë me prezantimin e tij

Nëse do të shihni më shumë nga krijimtaria e studios Turanscape.com do ta krijoni vetë ndjesinë e sigurisë së brendshme, se falë edhe këtij talenti në skuadrën e yjeve që kanë formuar investitorët e projektit të Zvërnecit, ato 4 miliardë Euro që forca të caktuara po bëjnë çmos t’ia heqin nga duart Shqipërisë, nuk mundet kurrësesi të sjellin pasoja negative për natyrën, përkundrazi, do të sjellin një nivel të harmonisë me zhvillimin e natyrës që do të jetë një krenari për Shqipërinë dhe një dhuratë e Shqipërisë për vetë Europën.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.