🌤️
Tiranë 28°C · Kryesisht kthjellët 01 July 2026
S&P 500 7,499 ▲0.79%
DOW 52,319 ▲0.26%
NASDAQ 26,214 ▲1.52%
NAFTA 69.47 ▼0.04%
ARI 3,976 ▼1.56%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1411 EUR/GBP 0.8614 EUR/CHF 0.9230 EUR/ALL 94.0983 EUR/MKD 61.6938 EUR/RSD 117.3566 EUR/TRY 53.2568 EUR/JPY 185.46 EUR/CAD 1.6215 EUR/USD 1.1411 EUR/GBP 0.8614 EUR/CHF 0.9230 EUR/ALL 94.0983 EUR/MKD 61.6938 EUR/RSD 117.3566 EUR/TRY 53.2568 EUR/JPY 185.46 EUR/CAD 1.6215
₿ CRYPTO
BTC $58,668 ▼ -1.36% ETH $1,575 ▼ -1.02% XRP $1.0419 ▼ -0.54% SOL $74.4300 ▲ +0.68%
S&P 500 7,499 ▲0.79 % DOW 52,319 ▲0.26 % NASDAQ 26,214 ▲1.52 % NAFTA 69.47 ▼0.04 % ARI 3,976 ▼1.56 % S&P 500 7,499 ▲0.79 % DOW 52,319 ▲0.26 % NASDAQ 26,214 ▲1.52 % NAFTA 69.47 ▼0.04 % ARI 3,976 ▼1.56 %
EUR/USD 1.1411 EUR/GBP 0.8614 EUR/CHF 0.9230 EUR/ALL 94.0983 EUR/MKD 61.6938 EUR/RSD 117.3566 EUR/TRY 53.2568 EUR/JPY 185.46 EUR/CAD 1.6215 EUR/USD 1.1411 EUR/GBP 0.8614 EUR/CHF 0.9230 EUR/ALL 94.0983 EUR/MKD 61.6938 EUR/RSD 117.3566 EUR/TRY 53.2568 EUR/JPY 185.46 EUR/CAD 1.6215
01 Jul 2026
Breaking
Politika

Rama: Njihuni me njeriun që investitorët e Zvërnecit kanë kontraktuar për arkitekturën e peizazhit

Kryeministri Edi Rama ka treguar se kush është eksperti i njohur për arkitekturën e peizazhit në kuadër të projektit për investime në zonën e Zvërnecit.

Bëhet fjalë për artistin dhe arkitektin e peizazhit Dong Yugan, i cili konsiderohet një figurë e shquar në fushën e dizajnit ekologjik dhe harmonizimit të natyrës me zhvillimin urban.

Sipas kryeministrit Rama, investitorët e projektit kanë kontraktuar Dong Yugan, i përshkruar si nxënës pasues i legjendarit Kongjian Yu (themelues i studios prestigjioze Turenscape dhe pionier i konceptit të “qyteteve sfungjer”). Yugan udhëheq konsulencën mbi peizazhin e mbrojtur për këtë iniciativë.

Gjatë Festivalit Bread&Heart në Tiranë, arkitekti Dong Yugan prezantoi vizionin dhe gjetjet e studios Turenscape para një audience me arkitektë ndërkombëtarë.

“Njihuni me artistin e madh të natyrës, arkitektin e peizazhit Dong Yugan, nxënësin pasues të legjendarit Kungjan Yu dhe udhëheqësin e konsulencës mbi peizazhin e mbrojtur në projektin e Zvërnecit😍

Ai sot prezantoi përpara një audience me plot arkitektë ndërkombëtarë në Festivalin Bread&Heart në Tiranë, vizionin dhe shumë gjetje të studios prestigjioze ndërkombëtare Turanscape, duke i mbresuar të gjithë me prezantimin e tij”, shkruan kryeministri Edi Rama.

Ai i ka ftuar të gjithë që të shohin nga afër krijimtarinë e studios duke shkuar te Turanscape.com.

“Nëse do të shihni më shumë nga krijimtaria e studios Turanscape.com do ta krijoni vetë ndjesinë e sigurisë së brendshme, se falë edhe këtij talenti në skuadrën e yjeve që kanë formuar investitorët e projektit të Zvërnecit, ato 4 miliardë Euro që forca të caktuara po bëjnë çmos t’ia heqin nga duart Shqipërisë, nuk mundet kurrësesi të sjellin pasoja negative për natyrën, përkundrazi, do të sjellin një nivel të harmonisë me zhvillimin e natyrës që do të jetë një krenari për Shqipërinë dhe një dhuratë e Shqipërisë për vetë Europën”, thekson më tej Rama.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.