Bota

Ndryshim kursi në shtëpitë mbretërore të Gjirit

Në sulmet ajrore kundër milicisë së IS marrin pjesë edhe pesë monarki arabe. Deri tani ato ishin treguar të rezervuara me misione ushtarake në luftën e Sirisë. Së fundi duket se e kanë ndryshuar strategjinë e tyre.

Abdullah bin Abdul Aziz al-Saud König Saudi Arabien 11.09.2014

I buzëqeshur Khaled Bin Salman qendron i ulur në avionin e tij gri të luftës. Djali i princit saudit të kurorës duket i kënaqur: ai sapo është kthyer nga misioni i tij në Siri kundër milicisë së tërrorit „shteti islamik“ . Të paktën kështu shkruan agjencia shtetërore saudite e lajmeve, që ka publikuar foton e princit. Përdorues të Twitter e kanë shpërndarë dhe komentuar atë qindra herë. Sepse fotoja nuk vërteton vetëm pjesëmarrjen saudite në sulmet ajrore në Siri. Ajo simbolizon gjithashtu që Arabia Saudite ka ndryshuar edhe strategjinë e saj. Tani ajo po ndërhyn vetë.

Për një kohë të gjatë Arabia Saudite kishte ndërhyrë vetëm indirekt në luftën në Siri. Kur protestat kundër Presidentin Bashar al-Assad në mes të vitit 2011 u transformuan në dhunë, vendi i Gjirit mbështeti financiarisht forcat e armatosura të vendeve mike. Ushtarakisht Arabia Saudite nuk u përzie. Ndërsa vendi i pasur fqinj Katari mori pjesë në 2011 në ndërhyrjen ushtarake kundër sundimtarit Muammar Gaddafi në Libi. Tani për herë të parë marrin pjesë edhe Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Bahreini dhe Jordania, për më tepër që Katari muajt e fundit është izoluar gjithnjë e më shumë në Këshillin e Kooperimit të Gjirit (GCC), klubin e monarkive të naftës.

Zënkat mes monarkive

Kerry und Abdullah bin Abdul Aziz al-Saud 11.09.2014

Tre nga gjashtë anëtarët e GCC në pranverë tërhoqën ambasadorët e tyre nga Katari, pasi emirati mbështeste vëllezërit myslimanë. Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe shohin tek lëvizja islamiste një kërcënim për sundimin e tyre. Banorët e pasur të Katarit mendohet se kanë mbledhur edhe donacione për luftëtarët radikalë në Siri dhe Irak. Që para kanë dalë edhe nga fonde zyrtare, emiri i Katarit, Sheik Tamin Bin Hamad Al-Thani e përgënjështroi gjatë vizitës së tij shtetërore në Gjermani javën e kaluar. Katari është konfrontuar vazhdimisht me akuza të tilla. Para së gjithash Arabia Saudite dhe Jordania ndihen të kërcënuar nga „shteti islamik“. Të dy vendet kanë kufij të përbashkët me zonat e luftimeve në Irak dhe Siri.

Kërcënimi nga shteti islamik i ka afruar përsëri anëtarët e GCC: monarkitë e naftës dhe Jordania janë tani në një linjë dhe mbështetsin SHBA në luftën kundër terroristëve. „Kjo është aleanca më e rëndësishme që Uashingtonit ka arritur të mbledhë rreth vetes që prej çlirimit të Kuvajtit në vitin 1991“, shkruan eksperti për Lindjen e Mesme Msrkus Bickel në „Frankfurter Allgemeine Zeitung“. Sulltan Al-Qassemi, një nga komentuesit më me influencë në Twitter nga Emiratet e Bashkuara Arabe, sheh tek aleanca një dëshmi se në botën arabe nuk është më Kajro por rajoni i Gjirit që përcaktojnë drejtimin. „El Sissi ka humbur mundësinë të bëhet „i pazëvendësueshëm“ për SHBA pasi nuk merr pjesë në koalicionin anti-ISIS. Margjinalizimi i Egjiptit vazhdon“, shkruan Al-Qassemi në Twitter.

Lëvdata nga SHBA

Presidenti i SHBA Barack Obama i ka shprehur mirënjohjen e tij për angazhimin ministrave të jashtëm të Bahreinit, Jordanisë, Katarit, Arabisë Saudite dhe Jordanisë. Pa ndihmën e tyre nuk do të kishte qenë e mundur të shtyhej në zonën kufitare mes Sirisë dhe Irakut „shteti islamik“. Një lëvdatë që me siguri i pëlqen shtëpisë mbretërore saudite. Fotot e princit të ri në avionin e luftës janë sidoqoftë në përputhje me imazhin që kërkon të prezantojnë Arabia Saudite: një shtet me forca të armatosura të gatshme për të ndërhyrë, dhe një strategji të re në politikën e jashtme.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button