☁️
Tiranë 6°C · Vranët 27 March 2026
S&P 500 6,369 ▼1.67%
DOW 45,167 ▼1.73%
NASDAQ 20,948 ▼2.15%
NAFTA 101.18 ▲7.09%
ARI 4,521 ▲2.55%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974
₿ CRYPTO
BTC $66,087 ▼ -3.96% ETH $1,986 ▼ -3.81% XRP $1.3211 ▼ -2.96% SOL $82.6800 ▼ -4.65%
S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 101.18 ▲7.09 % ARI 4,521 ▲2.55 % S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 101.18 ▲7.09 % ARI 4,521 ▲2.55 %
EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974
27 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

Ndryshimet në ligjin “Për investimet strategjike”, opozita bashkon votat për nismën e Tabakut

Deputetët e opozitës në komisionin parlamentar për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin bashkuan votat për të mbështetur nismën e deputetes së PD-së, Jorida Tabaku për ndryshime në ligjin “Për investimet strategjike”.

Pavarësisht kësaj, sërish pr/ligji nuk u miratua, pasi një nga deputetët socialistë e abstenoi këtë nismë duke prodhuar një rezultat të barabartë mes mazhorancës dhe opozitës. Për këtë arsye ndryshimet e propozuara nga Tabaku do të votohen sërish në një seancë tjetër.

Deputetja Tabaku i ftoi kolegët që të mos i shohin këto nisma si një akt partiak, por si nisma që përmbushin dy nga prioritetet kyç të qeverisë shqiptare. Ajo këmbënguli se çështja e investitorit strategjik ka qenë “thembra e Akilit” në lidhje me shumë investime dhe me shumë procedura që kanë ngritur jo pak hije dyshimi.

“I ftoj kolegët deputetë të shikojnë nismat pozitivisht, sepse propozimet janë në linjë të dy prej prioriteteve që duhet t’i ketë çdo qeveri, jo qeveria juaj. Nga pikëpamja e investitorëve strategjikë ne kemi pasur një debat. Unë jam e gatshme që të bëj ndryshime dhe pas sugjerimeve të kolegëve nëse kemi një rrugë të mesme që të na përshtatet”, u shpreh Tabaku.

Ndryshimet në ligjin “Për investimet strategjike” të propozuara nga Tabaku parashikojnë që asnjë nga kërkesat e paraqitura nga subjektet pas datës 1 janar 2023 të mos merren parasysh, pasi siç argumenton ajo në relacionin e pr/ligjit, “megjithëse qëllimi i këtij ligji, pra mbështetja dhe nxitja e investimeve, vendase dhe të huaja, në sektorët strategjik për zhvillimin e ekonomisë së vendit, ishte pozitiv, në praktikë ka rezultuar se ai është përdorur kryesisht si një mekanizëm për t’u dhënë favore dhe përfitime individëve me lidhje të forta personale apo familjare pranë qeverisë dhe drejtuesve të Partisë Socialiste”.

Tabaku propozoi që çdo projekt i paraqitur pas datës 1 janar 2023 të refuzohet nga Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të lnvestimeve.

Veç ligjit “Për Investimet Strategjike”, një tjetër ligj i propozuar dhe votuar në Komision ka qenë për ndryshimet e propozuara për rregullimin e territorit.

“Ne kemi folur boll dhe nuk ka kuptim që unë të hyj sot në përmbajtje, por dua t’i kërkoj kolegëve socialistë, qoftë dhe njëri nga ju sot ta abstenojë, unë besoj që opozita sot si kurrë ndonjëherë e bashkuar me 9 deputetë, nisma ime avancon përpara. Kështu që shpresoj që njëri nga ju të refuzojë të drejtën për të votuar dhe ta çojmë përpara në seancë nismën time”, tha Tabaku.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.