Politika
Ndryshimi i Rregullores- Këshilli i Mandateve mbështet propozimet
![](https://24-ore.com/wp-content/uploads/2014/11/keshill1-500x350.jpg)
Këshilli i Rregullores dhe Mandateve diskutoi sot propozimet për ndryshim në Rregulloren e Kuvendit, të paraqitura nga deputetët e grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Edi Paloka dhe Orges Bylykbashi, si dhe deputetët e grupit parlamentar të Partisë Socialiste.
Këshilli, i mbledhur me kërkesën e kryetarit të grupit socialist, Gramoz Ruçi, ra dakort për ndryshimet e paraqitura nga propozuesit dhe u shpreh për vijimin e procedurave, deri në miratimin e tyre në seancë plenare.