☀️
Tiranë 8°C · Kthjellët 12 April 2026
S&P 500 6,817 ▼0.11%
DOW 47,917 ▼0.56%
NASDAQ 22,903 ▲0.35%
NAFTA 96.57 ▼1.33%
ARI 4,787 ▼0.64%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210 EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210
₿ CRYPTO
BTC $73,118 ▲ +0.3% ETH $2,287 ▲ +1.98% XRP $1.3561 ▲ +0.02% SOL $85.0000 ▲ +0.22%
S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 % S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 %
EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210 EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210
12 Apr 2026
Breaking
Kronika

Ndryshojnë lejet e qëndrimit në Greqi, procedurat e reja për emigrantët shqiptarë

Duke filluar nga muajt e parë të 2017-ës, do të ketë ndryshime për sa i përket lejeve të qëndrimit për emigrantët në Greqi. Deri tani leja e qëndrimit ishte në formë “stiker” që ngjitej tek pasaporta e emigrantëve.

Kjo nënkuptonte që nëse pasaporta juaj mbaronte, duhej të fillonit procedurat për nxjerrjen e pasaportës së re dhe gjithashtu zëvendësimin e stikerit të lejes tuaj të qëndrimit, që duhej vendosur te pasaporta e re.

Tani ato do të zëvendësohen nga “Karta e Emigrantit” (aftoteles egrafo), që do jetë një kartë elektronike (siç janë kartat e identitetit shqiptare), të cilat përveç të dhënave personale, do të kenë disa të dhëna biometrike të emigrantit, siç është fotografia elektronike (tip pasaporte) dhe shenjat e gishtërinjve të emigrantit. Karta do jetë e pajisur me mikroçip ku do regjistrohen të gjitha këto të dhëna.

Deri sa të vijë momenti i rinovimit, emigrantët do të mbajnë lejet ekzistuese, që janë të ngjitura në pasaportat e tyre.

Me “Karta e Emigrantit” do të pajisen të gjithë emigrantët që do të marrin leje të reja qëndrimi. Emigrantët që faktikisht disponojnë leje qëndrimi nuk do jetë e nevojshme t’i ndryshojnë ato, dhe do pajisen me kartën e emigrantit kur të bëjnë rinovimin e lejes së qëndrimit në Greqi.

Këto ndryshime vijnë në zbatim të Rregullores Europiane 380/2008, në bazë të së cilës të gjithë vendet anëtare kanë marrë përsipër të përpunojnë një leje qëndrimi unikale për të gjithë shtetasit e vendeve të treta që jetojnë në BE.

Deri sot emigrantet aplikonin për arsye të jashtëzakonshme vetëm në ministrinë e brendshme. Kështu që emigrantët ishin të detyruar të paraqiteshin në Athinë për të aplikuar.

Por tashmë kjo do të ndryshojë, sepse emigrantet do kenë mundësi të aplikojnë në gjithë shërbimet përkatëse të prefekturave, (apo periferive siç quhen tashmë) të vendbanimit të tyre, pa qenë nevoja të paraqiten në Athinë, gjë që kërkonte shpenzime në para dhe në kohë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.