☁️
Tiranë 9°C · Vranët 02 Nëntor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 100.80 ▼3.19%
ARI 3,911 ▲0.31%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
₿ CRYPTO
BTC $78,612 ▲ +1.09% ETH $2,308 ▲ +1.84% XRP $1.2601 ▲ +0.91% SOL $95.5200 ▲ +0.06%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 100.80 ▼3.19 % ARI 3,911 ▲0.31 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 100.80 ▼3.19 % ARI 3,911 ▲0.31 %
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
02 Nën 2026
Breaking
Kronika

Në gjurmët e vrasësve, lirohen 10 të shoqëruarit e ekzekutimit të Viktor Bardhit në Mirditë

Hetimet e vrasjes Mirditë Prita nga ku u qëllua me të paktën 30 plumba 65-vjeçarit Viktor Bardhi duket se ka qenë e mirëorganizuar nga autorët.

Mësohet se gati 10 persona janë shoqëruar dhe janë marrë në pyetje në përpjekje për të zbuluar detaje mbi ngjarjen.

Pas marrjes së dëshmive ata janë liruar pasi nuk janë gjetur element që mund ti lidhin me ngjarjen e rëndë në fshatin Ndërfushas.

Hetimet kanë vijuar duke hapur kamerat e sigurisë që mund të jenë në zonë ose dhe në akset drejt vendit ku u gjet makina e djegur pas atentatit. Burimet thonë se organizatorët kanë monitoruar zonën më parë duke shmangur kështu dhe identifikimin.

Ndërsa në ato zona ku ka kamera sigurie nuk janë parë lëvizje që mund të ngjallnin dyshime. Një tjetër mundësi është këqyrja e provave që mund të jenë lënë në terren, pasi ekzekutorët dyshohet se mund të jenë afruar në këmbë për të kryer vrasjen. Pista kryesore për prokurorinë mbetet ajo e hakmarrjes, ku prej konfliktit të vitit 2016 dyshohet se janë shënuar të paktën 9 viktima.

Por po ashtu po hetohet dhe përtej përplasjes mes fiseve Reçi dhe Bardhi. 65-vjeçari u ekzekutuar paraditen e së enjtes një kilometër larg banesës së tij. Ai ishte nisur drejt ujësjellësit për të hapur linjën e furnizimit të fshatit, por pranë nënkalimit ai u qëllua me breshëri automatiku. Kanë qenë banorët e zonës që konstatuan makinën duke lajmëruar më tej policinë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.