☀️
Tiranë 30°C · Kthjellët 04 September 2026
S&P 500 7,715 ▼0.43%
DOW 53,372 ▼0.58%
NASDAQ 26,475 ▼0.41%
NAFTA 90.81 ▼0.54%
ARI 4,492 ▼1.06%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8596 EUR/CHF 0.9393 EUR/ALL 92.1175 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3406 EUR/TRY 56.2727 EUR/JPY 181.31 EUR/CAD 1.6030 EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8596 EUR/CHF 0.9393 EUR/ALL 92.1175 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3406 EUR/TRY 56.2727 EUR/JPY 181.31 EUR/CAD 1.6030
₿ CRYPTO
BTC $79,403 ▼ -2.36% ETH $2,451 ▼ -2.52% XRP $1.3983 ▼ -4.39% SOL $101.3800 ▼ -3.46%
S&P 500 7,715 ▼0.43 % DOW 53,372 ▼0.58 % NASDAQ 26,475 ▼0.41 % NAFTA 90.81 ▼0.54 % ARI 4,492 ▼1.06 % S&P 500 7,715 ▼0.43 % DOW 53,372 ▼0.58 % NASDAQ 26,475 ▼0.41 % NAFTA 90.81 ▼0.54 % ARI 4,492 ▼1.06 %
EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8596 EUR/CHF 0.9393 EUR/ALL 92.1175 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3406 EUR/TRY 56.2727 EUR/JPY 181.31 EUR/CAD 1.6030 EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8596 EUR/CHF 0.9393 EUR/ALL 92.1175 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3406 EUR/TRY 56.2727 EUR/JPY 181.31 EUR/CAD 1.6030
04 Sep 2026
Breaking
Bota

FOKUS – Belgjika dënon nderimet për kriminelin e dënuar serb të luftës Ratko Mlladiq

BRUKSEL, 4 shtator /ATSH – AA/ – Ministri belg i Punëve të Jashtme, Maxime Prevot ka dënuar nderimet e bëra për kriminelin e dënuar serb të Bosnjës, Ratko Mlladiq, në funeralin e tij, duke paralajmëruar se ky veprim e largon edhe më shumë Serbinë nga vlerat themelore të Bashkimit Evropian (BE).

“E dënoj këtë akt në termat më të ashpër dhe këtë mesazh ia përcolla mëngjesin e sotëm homologut tim serb përgjegjës për çështjet evropiane”, shkroi Prevot në rrjetin social amerikan X.

Ai tha se nderimi i Mlladiqit, i cili u dënua për krime lufte, krime kundër njerëzimit dhe gjenocid, ishte i “turpshëm dhe mungesë respekti” ndaj viktimave dhe familjeve të tyre.

Prevot tha se ky akt përfaqëson “një hap që e largon Serbinë nga vlerat themelore të BE-së për respektimin e dinjitetit njerëzor, të drejtave të njeriut dhe luftën kundër pandëshkueshmërisë”.

Ai paralajmëroi se kjo “shkon në drejtim të kundërt me atë që pritet nga një vend kandidat për anëtarësim në BE”.

Serbia është vend kandidat për anëtarësim në BE që nga viti 2012 dhe zhvillon negociata për anëtarësim me bllokun që nga viti 2014.

Mlladiq, i njohur si “Kasapi i Bosnjës”, u shpall fajtor nga tribunali i OKB-së për gjenocid, krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, përfshirë rolin e tij në gjenocidin e Srebrenicës të vitit 1995.

Mlladiq vdiq më 27 gusht ndërsa po vuante dënimin në burg në Hagë të Holandës.

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ofroi që varrimi i tij të organizohej në Serbi.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.