☁️
Tiranë 17°C · Vranët 01 Nëntor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 104.12 ▲2.08%
ARI 3,899 ▼3.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
₿ CRYPTO
BTC $78,006 ▲ +0.67% ETH $2,269 ▲ +0.85% XRP $1.2524 ▲ +0.38% SOL $95.1200 ▼ -0.64%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 %
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
01 Nën 2026
Breaking
Politika

“Moment i rëndësishëm për Shqipërinë” – Dje mori detyrën, ambasadorja e BE në Tiranë jep mesazhin e parë: Ja

Ambasadorja e re e Bashkimit Europian në Shqipëri, Sofia Moreira de Sousa, ka reaguar për herë të parë pas marrjes zyrtare të detyrës në Tiranë 24 orë më parë, ku zëvendëson në këtë post Silvio Gonzaton.

Përmes një videomesazhi të publikuar në rrjetet sociale, diplomatja u prezantua me publikun shqiptar në nisje të mandatit të saj katërvjeçar.

Në mesazhin e saj të parë, Moreira de Sousa e cilësoi si një nder shërbimin në Shqipëri në një moment kaq përcaktues për procesin e anëtarësimit.

Ajo garantoi se, së bashku me ekipin e Delegacionit të BE-së, do të angazhohet maksimalisht për të lehtësuar çdo hap të vendit drejt familjes europiane, duke nënvizuar edhe rëndësinë e bashkëpunimit me shtetet anëtare.

“Është një nder të jem këtu, në një moment kaq të rëndësishëm në rrugëtimin e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian. Së bashku me ekipin tim në Delegacionin e BE-së, jam këtu për të mbështetur çdo hap të shqiptarëve drejt integrimit,” u shpreh ajo.

Kryediplomatja e re e BE-së veçoi gjithashtu mikpritjen e njohur të popullit shqiptar, ndërsa shprehu dëshirën për të udhëtuar në të gjithë territorin e vendit gjatë misioonit të saj diplomatik.

“Kam dëgjuar shumë për mikpritjen e popullit shqiptar dhe mezi pres të udhëtoj nëpër vend, për ta përjetuar dhe dëshmuar vetë,” deklaroi Sofia Moreira de Sousa, duke e mbyllur mesazhin e saj të parë me fjalën shqipe: “Mirupafshim!”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.