☁️
Tiranë 17°C · Vranët 01 Nëntor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 104.12 ▲2.08%
ARI 3,899 ▼3.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
₿ CRYPTO
BTC $78,006 ▲ +0.67% ETH $2,269 ▲ +0.85% XRP $1.2524 ▲ +0.38% SOL $95.1200 ▼ -0.64%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 %
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
01 Nën 2026
Breaking
Politika

Kuvendi i Shqipërisë rinis punimet, zbardhet rendi i ditës për seancën plenare të 8 shtatorit

Kuvendi i Shqipërisë do të rinisë punimet parlamentare ditën e martë, më 8 shtator 2026, në orën 17:00, duke shënuar kështu çeljen e sesionit të ri zyrtar. Vendimi është marrë përmes Urdhrit nr. 51, të nënshkruar nga Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, në mbështetje të nenit 74, pika 1 të Kushtetutës dhe rregullores parlamentare.

Në urdhrin e zyrtarizuar nga kreu i parlamentit përcaktohet se “rendi i ditës i seancës plenare është si më poshtë: Hapja e punimeve të sesionit të III të Legjislaturës së XI të Kuvendit të Shqipërisë, miratimi i procesverbaleve të seancave plenare të datës 27.7.2026 dhe njoftime”.

Gjithashtu, në dokument bëhet me dije se “ngarkohen shërbimet e Kuvendit për publikimin e rendit të ditës të seancës plenare, njoftimin e anëtarëve të Kuvendit me anë të mjeteve të komunikimit elektronik, si dhe përgatitjen e dokumentacionit parlamentar që do të shqyrtohet”.

Procedurat e transmetimit të punimeve do të vijojnë sipas standardeve të mëparshme, ku sinjali do të merret nga RTSH-ja dhe seanca do të transmetohet drejtpërdrejt në kanalin RTSH Kuvend si dhe në faqen zyrtare në Facebook të Kuvendit të Shqipërisë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.