☀️
Tiranë 31°C · Kthjellët 04 September 2026
S&P 500 7,715 ▼0.42%
DOW 53,383 ▼0.56%
NASDAQ 26,477 ▼0.4%
NAFTA 90.78 ▼0.57%
ARI 4,486 ▼1.2%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8596 EUR/CHF 0.9393 EUR/ALL 92.1175 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3406 EUR/TRY 56.2727 EUR/JPY 181.31 EUR/CAD 1.6030 EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8596 EUR/CHF 0.9393 EUR/ALL 92.1175 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3406 EUR/TRY 56.2727 EUR/JPY 181.31 EUR/CAD 1.6030
₿ CRYPTO
BTC $79,431 ▼ -1.78% ETH $2,453 ▼ -1.63% XRP $1.3980 ▼ -3.46% SOL $101.4600 ▼ -2.66%
S&P 500 7,715 ▼0.42 % DOW 53,383 ▼0.56 % NASDAQ 26,477 ▼0.4 % NAFTA 90.78 ▼0.57 % ARI 4,486 ▼1.2 % S&P 500 7,715 ▼0.42 % DOW 53,383 ▼0.56 % NASDAQ 26,477 ▼0.4 % NAFTA 90.78 ▼0.57 % ARI 4,486 ▼1.2 %
EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8596 EUR/CHF 0.9393 EUR/ALL 92.1175 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3406 EUR/TRY 56.2727 EUR/JPY 181.31 EUR/CAD 1.6030 EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8596 EUR/CHF 0.9393 EUR/ALL 92.1175 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3406 EUR/TRY 56.2727 EUR/JPY 181.31 EUR/CAD 1.6030
04 Sep 2026
Breaking
Bota

“VIAJAR”: Shqipëria, zgjedhja perfekte për një udhëtim mes detit, historisë dhe natyrës

– Nëse kërkoni një ekuilibër mes shijimit të disa ditëve të qeta dhe mundësisë për të zbuluar një mori atraksionesh turistike e kulturore, përgjigjja është udhëtimi në Shqipëri, shkruan revista spanjolle e turizmit “Viajar”.

Në këtë vend mund të gjeni qytete me trashëgimi të pasur historike, rrënoja romake, plazhe që të kujtojnë Karaibet dhe një gastronomi të lidhur ngushtë me rrënjët e saj.

Shqipëria është një destinacion që i ka të gjitha, plazhe parajsore, qytete historike, male të thepisura dhe site arkeologjike.

Kur udhëtova në Shqipëri, mezi prisja të zbuloja Rivierën Shqiptare, me plazhet evropiane që duken si në Karaibe, të ndërthurura me vizita kulturore në qytete historike të shpallura Trashëgimi Botërore, parqe kombëtare me natyrë të pasur dhe një sit arkeologjik romak.

Ajo që nuk e dija ishte se do të zbuloja një vend nga i cili mund të eksploroja atraksionet turistike me një liri të pazakontë.

Pse Shqipëria është destinacioni ideal për personat mbi 65 vjeç?

Në Shqipëri jetohet me një ritëm tjetër, të përcaktuar nga afërsia me Mesdheun dhe mungesa e disa prej rregullave të rrepta të Bashkimit Evropian.

Në këtë vend mund të vizitoni kështjella dhe rrënoja pa barriera fizike, që ju ndajnë nga gurët dhe pa personel sigurie që t’ju tërheqë vëmendjen nëse shkelni në një vend të papërshtatshëm.

Mund të eksploroni çdo cep me interes, duke pasur vetëm gjykimin tuaj si kufi.

Ekuilibri i një vendi, ku përqendrohen në një territor relativisht të vogël, pothuajse gjithçka — një zonë të gjerë bregdetare, male, një qytet kozmopolit dhe disa qendra të shpallura Trashëgimi Botërore — është ideal për turistët që kërkojnë të ndërthurin interesin kulturor me qetësinë.

Vendet historike mund të vizitohen pa nxitim, duke shëtitur qetësisht nëpër rrugë dhe duke u ndalur për të shijuar specialitetet lokale.

Ndërsa plazhet ofrojnë ujëra bruz, pa qenë nevoja të përballoni një fluturim 10-orësh drejt Karaibeve.

Cilat vende të vizitoni në Shqipëri: Atraksione kulturore, plazhe dhe qytete

Një udhëtim në Shqipëri nuk është i plotë nëse nuk eksplorohen të gjitha dimensionet e saj.

Në radhë të parë është ajo që njihet më shumë përmes fotografive në internet, Riviera Shqiptare.

Pamjet janë reale, pothuajse i gjithë bregdeti shqiptar karakterizohet nga ujëra të kristalta dhe me ngjyrë bruz, që janë të ngjashme me parajsat meksikane.

Ndër vendet më të mira për ta eksploruar janë Ksamili dhe Himara.

Më pas vjen dimensioni kulturor. Shqipëria ka dy qytete të shpallura Trashëgimi Botërore, Beratin dhe Gjirokastrën.

Përveç tyre, vendi ka edhe një sit arkeologjik mbresëlënës romak, ku vizitorët mund të shëtisin mes vilave mijëravjeçare.

Së fundi, adhuruesit e natyrës mund të shijojnë shëtitjet, si ajo përreth Syrit të Kaltër, një burim i jashtëzakonshëm ujor që duket sikur ka një burim drite në thellësi të madhe nën sipërfaqe.

Për më aventurierët, një tjetër mundësi është eksplorimi i zonave malore të veriut të Shqipërisë, një pasuri natyrore ende pak e prekur nga dora e njeriut.

Shqipëria: Vendi më i lirë i Evropës

Popullariteti i Shqipërisë vitet e fundit ka shënuar rritje.

Përveçse u përgjigjet nevojave të llojeve të ndryshme të vizitorëve, falë ofertës së larmishme, Shqipëria mund të konsiderohet ndër destinacionet më të lira për t’u vizituar nga turistët spanjollë.

Edhe pse është e vërtetë se Shqipëria nuk është më aq ekonomike sa ishte disa vite më parë, siç pretendojnë disa, ajo vazhdon të ofrojë mundësi për të ngrënë në zonat më turistike të vendit — dhe për të ngrënë mirë — për më pak se 10 euro për person.

Si të organizoni një udhëtim në Shqipëri?

Veçoritë e këtij destinacioni e bëjnë shumë të rekomandueshme organizimin e udhëtimit me ndihmën e një subjekti profesional, që mund t’ju ofrojë mbështetje.

Detaje të itinerarit, si përcaktimi i vendeve që duhen vizituar në varësi të preferencave personale, numri i ditëve që duhet t’i kushtohen secilit destinacion dhe rendi në të cilin duhet të përshkohet vendi, janë ndër arsyet që mund ta bëjnë të dobishëm rezervimin përmes një agjencie.

E njëjta gjë vlen edhe për specifikat lokale, si kërkesat për marrjen me qira të automjeteve në Shqipëri, rregullat e qarkullimit rrugor apo oraret e bizneseve dhe institucioneve.

Mungesa e informacionit për këto çështje mund t’i shkaktojë turistëve kosto shtesë. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.