☁️
Tiranë 6°C · Vranët 28 March 2026
S&P 500 6,369 ▼1.67%
DOW 45,167 ▼1.73%
NASDAQ 20,948 ▼2.15%
NAFTA 101.18 ▲7.09%
ARI 4,521 ▲2.55%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974
₿ CRYPTO
BTC $66,381 ▼ -3.57% ETH $1,992 ▼ -3.32% XRP $1.3255 ▼ -2.58% SOL $83.0700 ▼ -3.95%
S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 101.18 ▲7.09 % ARI 4,521 ▲2.55 % S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 101.18 ▲7.09 % ARI 4,521 ▲2.55 %
EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974
28 Mar 2026
Breaking
Arte

Në Kalanë e Porto Palermos, edicioni i tretë i Festivalit të artit bashkëkohor

palermo_2Në Kalanë e Porto Palermo-s, në datat 8 dhe 9 gusht do të organizohet “Art Kontakt Festival 2014”, me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës.

Art Kontakt festival me emërtimin “Uncharted”, në Porto Palermo, është një format unikal për skenën artistike shqiptare, në formë dhe përmbajtje.

Është një kombinim i artit vizual avangard dhe performing live me muzikën eksperimentale. Në te ftohen artistë  vizuale të konsoliduar dhe emergjente (të rinj)  me artistë që luajnë tendencat e muzikës eksperimantale e elektronike, duke krijuar nje hibrid te zhanreve artistik.

Ky është edicioni i tretë i këtij festivali të artit bashkëkohor, i cili tashmë ka marrë formën e një bienaleje ndërkombëtare. Janë rreth 25 artistë pjesëmarrës, të cilët do të paraqesin punët e tyre në teknika të ndryshme si video-art, piktura, fotografi, perfomanca, instalacione etj.

Art Kontakt Festival 2014, do të jetë një pikë takimi i artistëve që do të vijnë nga Shqipëria dhe vende kryesisht te Ballkanit dhe Mesdheut. Qëllimi i këtij festivali është të sjellim në qendër të vëmendjes tendencat e artit bashkohor në Shqipëri dhe në nivel ndërkombëtar, zhvillimin e artit multi-disiplinor në Shqipëri, shkëmbimin e praktikave artistike midis artistëve dhe organizatave kulturore të rajonit, për të forcuar rrënjët e bashkë-ekzistencës në rajonin tonë nëpërmjet artit dhe kulturës. Ajo gjithashtu synon dhe shfrytëzimin e trashëgimisë kulturore duke përdor monumentin e kulturës si faktor tërheqes gjatë sezonit veror, si dhe në funksion të zhvillimit ekonomik dhe social.

Në larminë e aktiviteteve të këtij Festivali të Artit Bashëkohor, do të ketë mjaft risi dhe prurje origjinale projektesh artistike, workshop-e dhe performanca. Një seksion i veçantë informative do t’i dedikohet projektit të Adrifort. Publikut dhe mediave do t’i jepet një informacion mbi rëndësinë e projektit Adriford si dhe rëndësinë e partneritetit privat e publik në fushën e menaxhimit të trashëgimisë kulturore. I përfshirë do të jetë edhe një projekt artistik, audio-vizual i producentit muzikor Leonard Toma, i cili do të projektojë imazhe të fortifikimeve Adrifort, të shoqëruara me një përzierje të tingujve të muzikës elektonike me atë të traditës së vendeve të Adriatikut dhe Jonit.

Përveç artit pamor, ky festival do të pasurohet me tingujt live të muzikës bashkohore ekperimentale, të Dj-ve të ardhur nga vendi dhe rajoni, muzikë, e cila do zgjasë deri në orët e para të mëngjesit, si dhe shumë surpriza të tjera për publikun

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.