Kronika
Në kërkim në Itali, arrestohet në Tiranë 44-vjeçari
Një 44-vjeçar nga Tirana është arrestuar pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Italia.
Burimet zyrtare bëjnë të ditur se Çlirim Marku ishte i dënuar nga Gjykata e Latinës me 4 vite e 6 muaj burg për pjesëmarrje në organizata kriminale.
“Pasi Gjykata e Italisë ( Latinës), e ka dënuar me 4 vite e 6 muaj burg për veprën penale” Organizatë kriminale ” dhe Shfrytëzim prostitucioni” parashikuar në nenet 81, 110 e 337 të Kodit Penal Italian”, thuhet në njoftimin zyrtar të policisë.