Në Mitrovicë, “mesazhe EULEX-it”: Go Home!
Sipas mediave serbe, përveç në Mitrovicë, këto mesazhe janë vendosur edhe në disa vende në Zubin Potok.
Në Mitrovicë gjatë natës së mbrëmshme në vende të ndryshme në qytet janë vendosur shkrime me anë të së cilave synohej t’i dërgohen mesazhe EULEX-it, mesazhe që kërkojnë që EULEX-i “të shkojnë në shtëpi” dhe në të cilat shkruhet se “misioni i BE-së në Kosovë është një armik i popullit serb të Kosovës”.
Mesazhet janë vendosur në shenjat e komunikacionit në Mitrovicë, ku shkruhet “EULEX GO HOME”, transmeton Telegrafi.
Megjithatë, shtohet se autoret e këtyre mesazheve ende mbeten të pa njohur.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.