Kosova

Në Mitrovicë, “mesazhe EULEX-it”: Go Home!

n-euml-mitrovic-euml-ldquo-mesazhe-eulex-it-rdquo-go-home_2_hdSipas mediave serbe, përveç në Mitrovicë, këto mesazhe janë vendosur edhe në disa vende në Zubin Potok.

Në Mitrovicë gjatë natës së mbrëmshme në vende të ndryshme në qytet janë vendosur shkrime me anë të së cilave synohej t’i dërgohen mesazhe EULEX-it, mesazhe që kërkojnë që EULEX-i “të shkojnë në shtëpi” dhe në të cilat shkruhet se “misioni i BE-së në Kosovë është një armik i popullit serb të Kosovës”.

Mesazhet janë vendosur në shenjat e komunikacionit në Mitrovicë, ku shkruhet “EULEX GO HOME”, transmeton Telegrafi.

Megjithatë, shtohet se autoret e këtyre mesazheve ende mbeten të pa njohur.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button