Kronika

Në shtator, Tirana sërish kryeqyteti i paqes në Europë dhe Botë

Në shtatorin e këtij viti, Tirana do të jetë sërisht kryeqyteti i paqes në Europë dhe në mbarë Botën.

Ati-i-Shenjtë-Papa-Françesku3Në përkujtim të 20 Vjetorit të përfundimit të Luftës së Fundit në Ballkan, Komuniteti Sant’Egidio, në bashkëpunim me Konferencën Ipeshkvnore të Shqipërisë, Kishën Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, dhe Qeverinë e Shqipërisë, zhvilluan sot një konferencë për promovimin e “Takimin e 28-të Ndërkombëtar për Paqen”.

Ky takim do të mbahet në Tiranë në datat 6, 7 dhe 8 shtator 2015. Në takimin e zhvilluar  diten e sotme, morën pjesë Erion Veliaj, Ministër i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë; Marco Impagliazzo, President i Komunitetit Sant’Egidio; Andon Merdani, Peshkop i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë; Luçjan Avgustini, Ipeshkëv i Kishës Katolike të Shqipërisë.
Gjatë fjalës së tij, Presidenti i Komunitetit Sant’Egidio, Marco Impagliazzo, u ndal tek rëndësia e këtij takimi që do të zhvillohet në Tiranë.

“Dua të kujtoj se miqësia jonë mbi 30 vjeçare me Shqipërinë vazhdoi edhe kur ju ishit në komunizëm, ne erdhëm këtu për të dhënë alternative fetare. Ky mision u kërkua nga Papa Gjon Pali i dytë. Kemi bashkëpunuar në momentet e vështira me popullin shqiptarë. Shumë italianë i kanë mirëpritur shqiptaret pasi ra sistemi diktatorial. Jo gjithmonë shqiptarët janë pritur mirë në Europe. Por falë intitucioneve tona dhe organizatave jo qeveritare, është arritur. Sikurse shqiptarët ndjehen në itali në shtëpinë e tyre, por edhe shumë italianë ndjehen në shtëpinë e tyre këtu. Edhe unë ndjehem si në shtëpinë time”, u shpreh Marco Impagliazzo.

Gjithashtu, ai shtoi se “sot për ne, rizhvillohet në mënyrë të veçantë ky takim , me ringritjen e komunitetin e Sant’Egidio, duke i shpjeguar shqiptarëve që emigrimi nuk është zgjidhja dhe lumturia, por të punosh dhe të jetosh në vendin tënd”.

Përzgjedhja e Shqipërisë për këtë takim, u bë për shkak të disa arsye të rëndësishme.
“Një arsye e rëndësishme është që populli shqiptar ka vuajtur shumë nga mungesa e fesë. Një tjetër arsye është që bota duhet të dijë që shqipëria është një vend bashkëjetesë të feve të ndryshme. Ky mesazh duhet të jepet sepse Europa duhet të njohë Shqipërinë sikurse ajo është në të vërtetë. Ky realitet, harmonie duhet të theksohet. Papa tha “un besoja se Shqipëria ishte vend i harmonisë fetare por kuptova që qenka vend i vëllazërisë dhe kjo akomë më e rëndësishme”.

Ndërkaq, ne e ndjejmë si detyrë të mbështesim Shqipërinë në procesin e anëtarësimit në BE, nënvizoi Presidenti i Komunitetit Sant’Egidio, Marco Impagliazzo.

Nga ana e tij, Peshkop i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, Andon Merdani
tha se “Shqipëria e ka treguar në kohra të ndryshme që ka harmoni fetare. Vitin e kaluar, Tirana u kthyer në qendër botërore. Është e rëndësishme të promovojmë këtë vlerë që kemi”.

Ndërsa përfaqësuesi i komunitetit të bektashian në Shqipëri, Baba Mondi u shpreh se “ky takim ka rëndësi të madhe për kombin tonë për të transmetuar kulturën dhe vlerat që Shqipëria ka vëllazërinë fetare”.
Për Luçjan Avgustini, Ipeshkëv i Kishës Katolike të Shqipërisë, bashkëpunimi është thelbi i suksesit.

“Lideret e besimit fetarë duhet të bashkëpunojnë dhe duhet të kuptojmë që asnjë besim nuk mund të përdorë emrin e zotit për terrorizëm apo dhunë. Duke dialoguar  sëbashku, duke u lutur sëbashku mund të zhvillojmë vendin”, nënvizoi ai.

Ndërsa përfaqësuesi i komunitetit bektashian në Shqipëri, Baba Mondi u shpreh se “ky takim ka rëndësi të madhe për kombin tonë për të transmetuar kulturën dhe vlerat që shqipëria ka, vëllazërinë fetare”.

Përfaqësuesi i komunitetit musliman u shpreh se “në emër të komunitetit musliman un shpreh bashkëpunimin me të gjitha besimet. Sot më shumë se kurrë bota ka nevojë për dashuri, tolerancë dhe bashkëjetëse. Vendi ynë përfaqëson një vend të rrallë, ku të gjitha besimet janë bashkë për të aritur vlerat e përbashkëta. Ne muslimanët jemi pranë çdo besimi që përkrah dashurinë dhe harmoninë”.

Ndërsa përfaqësuesi i komunitetit të bektashjanë në shqipëri, Baba Mondi u shpreh se “ky takim ka rëndësi të madhe për kombin tonë për të transmetuar kulturën dhe vlerat që shqipëria ka, vëllazërinë fetare”.
Nga ana e tij, Ministri i MMSR Erion Veliaj tha se “Tirana do të mirëpresë 5 mijë vizitorë të huaj, shumë prej tyre përfaqësues zyrtare. Ky është një moment reflektimi për të gjithë ne. Ne jemi duke folur per një Shqipëri që ka kaluar në tranzicion, që ka vuajtur dhe nuk kemi qënë kurrë më të bashkuar sesa sot. Ne jemi maturuar si komb dhe po transmetojmë mirësinë, harmoninë dhe toleranëcën”.
Duke iu referuar ISISSs, ai tha se nuk janë dallimet mes besimeve që sjell përplasje por janë vlerat dhe antivlerat e një grupi të caktuar.

“Duke përdorur Zotin, ata dhunojnë dhe nëpërmjet akteve terroriste vrasin njerëz të pafajshëm. Ne kemi filluar ndërtimin e një Xhamie në Tiranë dhe një ndërtese  për komunitetin bektashjan që do të përkojë edhe me këtë takimin në shtator”. Kemi ftuar mbi 400 personalitete fetare botërore dhe ky takim do të mbahet në Pallatin e Kongreseve”, tha Veliaj.

Ne datën 7 dhe 8 shtator do të krijohen mbi 30 forume për të diskutuar për paqen. Do të zhvillohet në disa salla të ndryshme. Një tjetër eviniment do të zhvillohet në fund të muajit mars, për gati një jave në Shqipëri, me 300 personalitete fetare botërore, për të diskutuar mbi ndërtimin e dialogut dhe harmoninë ndërmjet shteteve.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button