Tiranë 20°C · Pjesërisht vranët 11 April 2026
S&P 500 6,817 ▼0.11%
DOW 47,917 ▼0.56%
NASDAQ 22,903 ▲0.35%
NAFTA 96.57 ▼1.33%
ARI 4,787 ▼0.64%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210 EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210
₿ CRYPTO
BTC $72,800 ▲ +1.35% ETH $2,240 ▲ +2.04% XRP $1.3471 ▲ +0.58% SOL $84.0700 ▲ +1.08%
S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 % S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 %
EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210 EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210
11 Apr 2026
Breaking
Kosova

Në tetor forumi shëndetësor kroato-kosovar

Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, dr. Imet Rrahmani, gjatë një takimi sot me Ambasadorin e Republikës së Kroacisë në Kosovë, Zoran Vodopija, bisedoi për forcimin e bashkëpunimit në shëndetësi midis Kosovës dhe Kroacisë, fushat e bashkëpunimit të ardhshëm dhe përgatitjen e një Memorandumi, i cili do t’i hap rrugë një bashkëpunimi më intensiv midis dy shteteve në shëndetësi.

Rëndësi e veçantë në këtë takim i është kushtuar edhe përgatitjes së vizitës së ministrit të Shëndetësisë të Kroacisë, Sinisha Varga, i cili me një ekip të ekspertëve të njohur të fushave të shëndetësisë nga spitale të ndryshme të Kroacisë, do të qëndrojë për vizitë në muajin tetor në Kosovë, ku do të mbajë edhe Forumin Shëndetësor midis ekspertëve të fushave mjekësore nga Kosova e Kroacia.

Ministri Rrahmani mirëpriti interesimin e Kroacisë për të forcuar bashkëpunimin në shëndetësi dhe në takim është biseduar për mundësitë e shkollimit specialistik të kuadrit kosovar në Kroaci, bashkëpunimin në fushën e shërbimeve shëndetësore, partneritetit publiko privat dhe tema të tjera me interes, të cilat do të jenë pjesë e punimeve të Forumit që do të mbahet në tetor në Prishtinë, thuhet në njoftimin e MSH-së pas takimit Rrahmani-Vodopija.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.