Tiranë 8°C · Pjesërisht vranët 04 April 2026
S&P 500 6,583 ▲0.11%
DOW 46,505 ▼0.13%
NASDAQ 21,879 ▲0.18%
NAFTA 112.06 ▲0.47%
ARI 4,703 ▲0.49%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
₿ CRYPTO
BTC $66,828 ▲ +0.19% ETH $2,049 ▼ -0.43% XRP $1.3139 ▼ -0.14% SOL $80.1600 ▲ +0.87%
S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 % S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 %
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
04 Apr 2026
Breaking
Politika

Negociatat me BE-në/ Puna ka filluar intensivisht dhe do të vazhdojë intensivisht

Kryeministri Edi Rama, deklaroi sot se procesi i çeljes së negociatave me BE-në është në vijën e vet.

Gjatë një konference online me gazetarët, Kryeministri tha se, “takimi i Zagrebit nuk ishte për të vendosur datën e çeljes së negociatave, kjo nuk është një atribut i atij formati”.

“Data, – tha Rama, – do të vendoset me propozim të Komisionit dhe me vendim të Këshillit Europian dhe ndërkohë ne jemi duke punuar çdo ditë së bashku me komisionin”.

Kryeministri informoi se, tanimë “kemi ngritur strukturën e negociimit, kemi emrin e kryenegociatorit, dhe e kemi shumë të qartë se cilat janë gjërat që duhet të bëjmë”.

“Janë po ato gjëra që kemi bërë dhe që do bëjmë edhe në vijim edhe pasi të vijë data. Pra procesi është tanimë, në vijën e vet”, – tha Rama.

“Nuk shoh asnjë shqetësim lidhur me datën. Data do të vijë në momentin kur të jenë bërë bashkë edhe raporti i komisionit edhe mundësia e këshillit, por ajo që është e rëndësishme është që puna ka filluar intensivisht dhe do të vazhdojë intensivisht”, – deklaroi Rama.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.