Nekrofili dhe e shoqja

Që nga 28 shkurti, kur 168 vajza të të një shkolle fillore në Iran u vranë mizorisht brenda 1 sekonde, nekrofili nxirrte çdo ditë fotografitë e të vrarëve në Iran.
Me një entusiazëm orgazmik mburrej dhe lëngëzohej duke e konsideruar sukses personal çdo bombë të lëshuar, çdo spital te shkatërruar, çdo universitet të rrënuar, çdo urë të hedhur në erë…
Fotot e të vrarëve, që as i njihte, as i kishin bërë ndonjë gjë i shoqëronte me komente të ndyra.
Pardje bëri të njëjtën gjë me një grua të vrarë.
Foton e shoqëroi me komentin se ajo kishte arritur në parajsë ku e prisnin për të bërë seks 72 hamshorë.
Komentuesit jargaviteshin në delir deri sa në një moment u shfaq një koment ndryshe.
“Ajo mund të ketë arritur në parajsë po hamshorët nuk janë atje. Hamshorët po merren me gruan tënde.”
Këtu bie perdja.
Mbaron filmi.
Nekrofili mbyll FB.
Edhe nekrofilët paskan gra.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.