☀️
Tiranë 15°C · Kthjellët 27 Tetor 2026
S&P 500 7,677 ▲0.7%
DOW 52,362 ▲0.28%
NASDAQ 26,169 ▲0.82%
NAFTA 102.12 ▲0.35%
ARI 4,009 ▼0.73%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672
₿ CRYPTO
BTC $79,730 ▼ -0.99% ETH $2,312 ▼ -0.94% XRP $1.2992 ▲ +0.63% SOL $99.8500 ▼ -1.65%
S&P 500 7,677 ▲0.7 % DOW 52,362 ▲0.28 % NASDAQ 26,169 ▲0.82 % NAFTA 102.12 ▲0.35 % ARI 4,009 ▼0.73 % S&P 500 7,677 ▲0.7 % DOW 52,362 ▲0.28 % NASDAQ 26,169 ▲0.82 % NAFTA 102.12 ▲0.35 % ARI 4,009 ▼0.73 %
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672
27 Tet 2026
Breaking
Bota

Djali i shahut të fundit kërkon ndryshim politik në Iran

Reza Pahlavi, djali i shahut të fundit të Iranit, ka bërë thirrje për një përmbysje politike në vend, pavarësisht armëpushimit të fundit të arritur me autoritetet në Teheran.

“Bota e lirë duhet të kuptojë se zgjidhja e vetme – jo vetëm për ne, por edhe për fqinjët tanë dhe për gjithë botën – është largimi i këtij regjimi nga pushteti”, tha ai në një intervistë për transmetuesin francez LCI.

Grupet monarkiste e konsiderojnë Pahlavin si lider politik të opozitës iraniane, megjithëse mbetet e paqartë se sa mbështetje gëzon ai brenda vendit. Ai jeton në mërgim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në kundërshtim me deklaratat e presidentit amerikan, Donald Trump, Pahlavi theksoi se në Iran nuk ka pasur asnjë përmbysje politike.

“Çfarë ndryshimi regjimi? Janë të njëjtët njerëz, ndoshta të dobësuar”, tha ai, duke shtuar se nevojitet “një shkëputje e pastër”.

Ai kritikoi gjithashtu shtypjen e dhunshme të protestave në janar, duke theksuar se është derdhur shumë gjak, dhe bëri thirrje për t’i dhënë fund regjimit.

Sipas tij, armëpushimi ka shkaktuar zhgënjim në mesin e iranianëve, megjithatë ai shprehu optimizmin për një ndryshim të mundshëm politik.

Në një video-mesazh, Pahlavi tha se lufta e kishte dobësuar më tej strukturën islamike të pushtetit dhe e kishte izoluar ndërkombëtarisht, duke shtuar se dëmi ndaj regjimit ishte ekstrem dhe i pariparueshëm.

Ndërkohë, në Teheran, reagimet e qytetarëve ndaj armëpushimit janë të përziera, shumë shprehën lehtësim për ndalimin e luftimeve, por edhe zhgënjim që, pas afro 40 ditësh konflikt, udhëheqja islamike mbetet ende në pushtet dhe paraqitet si fituese përballë SHBA-së dhe Izraelit. //a.i/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.