Nesër Kuvendi vendos fatin e Ballukut, PS mbledh grupin parlamentar para seancës
Kreu i grupit të PS, Taulant Balla ka njoftuar deputetët socialistë se nesër në orën 09:00 do të zhvillojnë një mbledhje grupi, para seancës plenare ku do të vendoset për fatin e Belinda Ballukut.
“Siç ju njoftova në mbledhjen e Grupit, nesër ora 9:00 do të zhvillojmë një mbledhje Grupi në Sallën e Seancave në Parlament. Lutem merrni masa për pjesëmarrjen. Hyrja do të bëhet nga krahu i Qendrës Tregtare Toptani. Shihemi nesër”, thuhet në mesazhin dërguar deputetëve të PS.
Ndërkohë po nesër PD do të mbajë protestë para Kuvendit pas qëndrimit të PS për të mos lejuar arrestimin e Ballukut.
Tema:
kryesore




Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.