Tiranë 20°C · Pjesërisht vranët 15 Shtator 2026
S&P 500 7,586 ▼0.45%
DOW 52,093 ▼0.63%
NASDAQ 25,982 ▼0.78%
NAFTA 105.48 ▲4.03%
ARI 4,333 ▼0.43%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1552 EUR/GBP 0.8558 EUR/CHF 0.9441 EUR/ALL 91.7653 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3148 EUR/TRY 56.1678 EUR/JPY 178.34 EUR/CAD 1.6050 EUR/USD 1.1552 EUR/GBP 0.8558 EUR/CHF 0.9441 EUR/ALL 91.7653 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3148 EUR/TRY 56.1678 EUR/JPY 178.34 EUR/CAD 1.6050
₿ CRYPTO
BTC $75,623 ▼ -4.05% ETH $2,398 ▼ -5.91% XRP $1.2830 ▼ -11.21% SOL $96.8300 ▼ -6.25%
S&P 500 7,586 ▼0.45 % DOW 52,093 ▼0.63 % NASDAQ 25,982 ▼0.78 % NAFTA 105.48 ▲4.03 % ARI 4,333 ▼0.43 % S&P 500 7,586 ▼0.45 % DOW 52,093 ▼0.63 % NASDAQ 25,982 ▼0.78 % NAFTA 105.48 ▲4.03 % ARI 4,333 ▼0.43 %
EUR/USD 1.1552 EUR/GBP 0.8558 EUR/CHF 0.9441 EUR/ALL 91.7653 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3148 EUR/TRY 56.1678 EUR/JPY 178.34 EUR/CAD 1.6050 EUR/USD 1.1552 EUR/GBP 0.8558 EUR/CHF 0.9441 EUR/ALL 91.7653 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3148 EUR/TRY 56.1678 EUR/JPY 178.34 EUR/CAD 1.6050
15 Sht 2026
Breaking
Politika

Nesër merret vendimi për ish-krerët e UÇK-së, Berisha: Meritojnë pafajësinë, sytë e shqiptarëve drejt Hagës

Në prag të shpalljes së vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar duke theksuar se pret një vendim pafajësie për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin, të cilët i cilëson “heronj të çlirimit të Kosovës”.

Sipas tij, gjatë procesit gjashtëvjeçar nuk është paraqitur asnjë provë që mbështet akuzat për të cilat ata u arrestuan.

Në reagimin e tij, ish-kryeministri thekson se çdo vendim i gjykatës duhet respektuar, por në të njëjtën kohë kundërshton fort çdo kërcënim ndaj Kosovës, rendit dhe sigurisë së saj në rast të një vendimi të ndryshëm.

“Nesër në Hagë, gjykata, pas një procesi të zgjatur gjashtëvjeçar, shpall vendimin e marrë kohë më parë për ish-udhëheqësit politikë të Kosovës. Të gjithë ata që me interes të veçantë kanë ndjekur këtë proces, nuk kanë dëgjuar apo lexuar një provë të vetme që mbështet akuzat për të cilat ata u arrestuan. Ndaj, për çdo shqiptar, për ish-udhëheqësit politikë të Kosovës mund të ketë vetëm një vendim: pafajësinë dhe vetëm pafajësinë e tyre. Dhe urojmë që ata të kthehen të pafajshëm siç janë, kryelartë, heronj të çlirimit të Kosovës. Por kërcënimet që i bëhen Kosovës, rendit, paqes dhe sigurisë së saj në rast të një vendimi ndryshe nga Gjykata e Hagës, janë absolutisht të papranueshme, absurde dhe të dënueshme. Kosova nuk mund të paguajë asgjë për një vendim gjyqësor të padrejtë!”, shkruan Berisha. /rtsh.al/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.