🌤️
Tiranë 13°C · Kryesisht kthjellët 03 April 2026
S&P 500 6,583 ▲0.11%
DOW 46,505 ▼0.13%
NASDAQ 21,879 ▲0.18%
NAFTA 112.06 ▲0.47%
ARI 4,703 ▲0.49%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
₿ CRYPTO
BTC $66,865 ▲ +0.24% ETH $2,051 ▲ +0.19% XRP $1.3211 ▲ +1.69% SOL $80.1900 ▲ +1.89%
S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 % S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 %
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
03 Apr 2026
Breaking
Kosova

Nesër Thaçit në Hagë, çfarë thonë avokatët kosovarë?

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi nesër do të udhëtojë për në Hagë si i ftuar nga Prokuroria Speciale për t’u intervistuar. Këtë ai e bëri të ditur me anë të një postimi në rrjetin social Facebook duke thënë  Deri sa bashkëluftëtarët e mi dhe unë do të përballemi me dinjitet dhe integritet me drejtësinë ndërkombëtare, ju ftoj që të bashkuar t’i përballojmë sfidat me të cilat po përballet vendi”.

Prokuroria e Specializuar e Hagës më 24 qershor me anë të një njoftimi për media ka thënë se ka dorëzuar aktakuzë ndaj Presidentit të Kosovës Hashim Thaçit e kreut të PDK-së, Kadri Veseli.

”Në Aktakuzë pretendohet se Hashim THAÇI, Kadri VESELI dhe të dyshuar të tjerë janë penalisht përgjegjës për afërsisht 100 vrasje të paligjshme. Krimet e paraqitura në Aktakuzë përfshijnë qindra viktima të identifikuara shqiptarë, serbë dhe romë të Kosovës dhe kundërshtarë politikë”, thuhet në njoftimin e aktakuzës.

Avokati Arianit Koci, ka thënë se Thaçi është dashur të jetë më transparent sa i përket ftesës që kishte pranuar.

Koci thekson se në ftesë saktësohet cilësia e të ftuarit – a ftohet si dëshmitar apo i dyshuar, dhe për cilën vepër ftohet nëse eventualisht është i dyshuar.

“Pasi që është ngritur aktakuza, tani i kemi dy opsione:

– sipas rregullës 86 të Rregullores së Procedurës dhe Provave, gjykatësi i procedurës paraprake, mund të kërkojë më shumë hollësi nga prokuroria – e kjo mund ta determinoj edhe ftesën;

– Opsioni tjetër mund të jetë se z.Thaçi mund të jetë ftuar për ndonjë çështje tjetër e cila nuk ka të bëjë me krime lufte por që është në kompetencë të Dhomave të Specializuara, e që ka të bëjë me komunikatën e prokurorisë që e ka lëshuar me rastin e dorëzimit të aktakuzës”.

“Në këtë komunikatë prokuroria pretendon se është penguar dhe sabotuar puna e Dhomave të Specializuara. Natyrisht, këto për momentin janë vetëm pretendime dhe mund të mos jenë të sakta”, ka thënë Koci për klankosova.tv.

Ndërsa avokati Besnik Berisha për klankosova.tv ka deklaruar se shkuarja e Thaçit në Hagë është një detyrim ligjor, pa mundësi evitimi, por po ashtu edhe një e drejtë fundamentale e secilit person të dyshuar/akuzuar për të dhënë versionin e tij lidhur me dyshimin apo dyshimet që rëndojnë kundër saj/tij, para ngritjes së aktakuzës formale dhe dorëzimit në Gjykatë.

Sipas Berishës, Thaçi do të ketë mundësinë për t’u deklaruar në secilën pyetje të Prokurorisë, sikurse do të ketë mundësinë edhe për të shfrytëzuar të drejtën e tij për t’u mbrojtur në heshtje, përveç të dhënave lidhur me identitetin e tij.

“Duke qenë se procesi kundër tij dhe të tjerëve është shoqëruar që nga fillimi me parregullsi dhe lëshime jo vetëm procedurale, por edhe shkelje të etikës profesionale, dështime këto që vënë në dyshim serioz objektivitetin dhe paanshmërinë e Prokurorisë së Specializuar, gjykoj se z. Thaçi si alternativë do të zgjedh mbrojtjen në heshtje, i bindur se pavarësisht çka ai do të deklaronte në këtë fazë, kjo nuk do e zhbënte tashmë faktin që aktakuza kundër tij veç është ngritur”.

“Do i mbetet gjykatës për të vlerësuar nëse do ketë apo jo prova të mjaftueshme dhe të ligjshme që justifikojnë konfirmimin e aktakuzës dhe fillimin e një gjykimi që, për bindjen time do të jete i gjatë, i mundimshëm për palët dhe tejet i dëmshëm edhe për shtetin tonë”, ka thënë Berisha për klankosova.tv.

Po ashtu edhe avokati Tahir Rreci ka thënë për klankosova.tv se nuk e di a do të mbrohet në heshtje presidenti.

“Këtë nuk e di është, zgjedhje e tij. Këtë e di ai si ka zgjedhur”, ka thënë Rreci.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.