☁️
Tiranë 15°C · Vranët 10 Tetor 2026
S&P 500 7,812 ▲0.59%
DOW 51,655 ▲0.83%
NASDAQ 27,366 ▲0.64%
NAFTA 91.66 ▲0.19%
ARI 4,220 ▲1.52%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1206 EUR/GBP 0.8471 EUR/CHF 0.9305 EUR/ALL 91.7741 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4011 EUR/TRY 55.2478 EUR/JPY 177.32 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1206 EUR/GBP 0.8471 EUR/CHF 0.9305 EUR/ALL 91.7741 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4011 EUR/TRY 55.2478 EUR/JPY 177.32 EUR/CAD 1.5967
₿ CRYPTO
BTC $82,614 ▲ +0.73% ETH $2,494 ▲ +0.34% XRP $1.4072 ▲ +1.37% SOL $109.8500 ▼ -0.14%
S&P 500 7,812 ▲0.59 % DOW 51,655 ▲0.83 % NASDAQ 27,366 ▲0.64 % NAFTA 91.66 ▲0.19 % ARI 4,220 ▲1.52 % S&P 500 7,812 ▲0.59 % DOW 51,655 ▲0.83 % NASDAQ 27,366 ▲0.64 % NAFTA 91.66 ▲0.19 % ARI 4,220 ▲1.52 %
EUR/USD 1.1206 EUR/GBP 0.8471 EUR/CHF 0.9305 EUR/ALL 91.7741 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4011 EUR/TRY 55.2478 EUR/JPY 177.32 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1206 EUR/GBP 0.8471 EUR/CHF 0.9305 EUR/ALL 91.7741 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4011 EUR/TRY 55.2478 EUR/JPY 177.32 EUR/CAD 1.5967
10 Tet 2026
Breaking
Kosova

Nga 3000 në 500 euro, Vitia nënshkruan udhëzimin e ri administrativ për specializime

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka njoftuar se ka nënshkruar Udhëzimin Administrativ për shkollimin specialistik, duke prezantuar tri politika të reja për profesionistët shëndetësorë.

Sipas Vitisë, ndryshimet përfshijnë uljen e tarifës për specializim për qytetarët nga viset shqiptare, mbështetje për specializantet në pushim të lehonisë dhe ndryshim të kritereve për përvojën e punës.

“Sot kam nënshkruar Udhëzimin Administrativ për shkollimin specialistik, me tri politika të reja në mbështetje të profesionistëve shëndetësorë”, ka shkruar Vitia.

Ai bëri të ditur se kandidatët nga viset shqiptare, të cilët deri më tani paguanin 3 mijë euro në vit për specializim, tashmë do të paguajnë 500 euro, sa edhe qytetarët e Kosovës.

“Qytetarët nga të gjitha viset shqiptare, që deri tash kanë paguar 3000€ në vit për specializim, tash do të paguajnë vetëm 500€, njëjtë si qytetarët e Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.

Një tjetër ndryshim lidhet me specializantet që janë në pushim të lehonisë.

“Për herë të parë, specializanteve që do të jenë në pushim të lehonisë do t’u vazhdohet pagesa pas kthimit në specializim”, ka theksuar Vitia.

Po ashtu, ministri në detyrë njoftoi se përvoja njëvjeçare e punës nuk do të jetë më kriter eliminues, por vetëm kriter poentues në procesin e specializimit.

“Përvoja 1 vjeçare e punës tashmë do të jetë vetëm kriter poentues”, ka bërë të ditur ai. /Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.