☁️
Tiranë 20°C · Vranët 14 May 2026
S&P 500 7,467 ▲0.3%
DOW 49,897 ▲0.41%
NASDAQ 26,492 ▲0.34%
NAFTA 100.25 ▼0.76%
ARI 4,702 ▼0.1%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1714 EUR/GBP 0.8664 EUR/CHF 0.9161 EUR/ALL 95.4783 EUR/MKD 61.6947 EUR/RSD 117.4213 EUR/TRY 53.2673 EUR/JPY 184.90 EUR/CAD 1.6046 EUR/USD 1.1714 EUR/GBP 0.8664 EUR/CHF 0.9161 EUR/ALL 95.4783 EUR/MKD 61.6947 EUR/RSD 117.4213 EUR/TRY 53.2673 EUR/JPY 184.90 EUR/CAD 1.6046
₿ CRYPTO
BTC $79,734 ▼ -0.34% ETH $2,250 ▼ -1.22% XRP $1.4468 ▲ +1.04% SOL $90.9000 ▼ -2.29%
S&P 500 7,467 ▲0.3 % DOW 49,897 ▲0.41 % NASDAQ 26,492 ▲0.34 % NAFTA 100.25 ▼0.76 % ARI 4,702 ▼0.1 % S&P 500 7,467 ▲0.3 % DOW 49,897 ▲0.41 % NASDAQ 26,492 ▲0.34 % NAFTA 100.25 ▼0.76 % ARI 4,702 ▼0.1 %
EUR/USD 1.1714 EUR/GBP 0.8664 EUR/CHF 0.9161 EUR/ALL 95.4783 EUR/MKD 61.6947 EUR/RSD 117.4213 EUR/TRY 53.2673 EUR/JPY 184.90 EUR/CAD 1.6046 EUR/USD 1.1714 EUR/GBP 0.8664 EUR/CHF 0.9161 EUR/ALL 95.4783 EUR/MKD 61.6947 EUR/RSD 117.4213 EUR/TRY 53.2673 EUR/JPY 184.90 EUR/CAD 1.6046
14 May 2026
Breaking
Politika

Nga energjia fotovoltaike te gazi natyror, Karakaçi në Athinë prezanton vizionin energjetik të Shqipërisë

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, ka qenë i pranishëm këtë të enjte, 14 maj, në Konferencën e Energjisë, Athinë.

Ishte një rast shumë i mirë për të diskutuar temat e ditës në sektorin energjetik, por edhe atë çfarë po bën Shqipëria dhe çfarë ka bërë Shqipëria gjatë gjithë këtyre viteve.
Patjetër një nga elementet kryesore është interkonjektiviteti i gjithë vendeve fqinje, por unë kisha rëndësinë të theksoja se sa mirë e pozicionuar është Shqipëria me ndërlidhjet e transmetimit me të gjitha vendet fqinje të rajonit, por dhe me linjën që tashmë është në fazat mbi 90% të punimeve me Maqedoninë e Veriut. I prezantova projektet që kemi përsa i përket linjës së interkoneksionit me Italinë.
U ndala për një temë të rëndësishme përsa i përket partneritetit strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe me dy marrëveshjet e nënshkruara para dy javësh, që transformojnë Vlorën në një qendër gravitacionale për të gjithë rajonin përsa i përket transmetimit me gazin natyror. Duke qenë se Shqipëria prodhon 100% të energjisë nga burimet e rinovueshme, ka aftësinë të përthithë edhe kapacitete nga gazi natyror pa cenuar asnjë nga targetet e Bashkimit Evropian dhe pa cenuar asnjë target tonin të energjisë së rinovueshme.
Patjetër u ndala së fundmi edhe në të gjitha masat që janë marrë vitet e fundit për diversifikimin e burimeve të rinovueshme, ku një nga elementët kryesorë është energjia fotovoltaike, dhe me shumë kënaqësi ndava me pjesëmarrësit faktin që Shqipëria, nga një vend që prodhonte vetëm 100% energji nga burimet hidro, tashmë mbi 10% e prodhimit të saj vjen nga energjia fotovoltaike, pikërisht për shkak të masave shumë të mira të marra nga Qeveria Shqiptare si përsa i përket zhvillimit të ankandeve fotovoltaike, por dhe investimeve private në këtë sektor.
Gjatë punimeve të samitit pata mundësinë të bëja një takim bilateral me ministrin grek të energjisë, dhe patjetër zhvilluam një diskutim shumë të frytshëm përsa i përket bashkëpunimit ndërmjet Shqipërisë dhe Greqisë përsa i përket energjisë elektrike. Ndava me të rëndësinë e interkonjektorit të ri që të dy shtetet planifikojnë të bëjnë, për lidhjen midis Shqipërisë dhe Greqisë me një linjë të dytë interkonjeksioni. Në kushtet e zhvillimeve të energjisë së rinovueshme në Shqipëri, kjo linjë e dytë transmetimi merr një rëndësi mjaft të veçantë.
I bëra përsëri një ftesë ministrit grek të energjisë për të bashkëpunuar edhe në kuptim të bursës shqiptare të energjisë elektrike. Tashmë bursa shqiptare e energjisë elektrike ka marrë një zhvillim shumë të madh përsa i përket volumeve të energjisë. Ftova ministrin grek që të vazhdojë bashkëpunimi përsa i përket dy bursave të energjisë elektrike, ndërmjet bursës shqiptare të energjisë dhe bursës greke të energjisë, që gjatë gjithë këtyre viteve kanë patur një bashkëpunim shumë të mirë përsa i përket operimit të tyre. Këtë e dëshmon edhe fakti që bursa shqiptare e energjisë ka marrë një zhvillim shumë të madh, ku volumet janë shtuar në vitet e fundit, dhe pikërisht ka qenë një nga elementët kryesorë bashkëpunimi edhe me palën greke për t’i dhënë siguri në operim, por edhe në efiçencën e plotë të transaksioneve.

/tvklan.al

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.