Kosova

Nga kërcënimet për luftë te normaliteti, Thaçi telefon Vuçiçin

Hashim Thaçi gati sa nuk e shpalli gjendjen e luftës me Serbinë, vetëm një javë më parë, ndërsa, tash flet për normalizimin të raporteve me Serbinë. Madje, ai ka realizuar njërën prej qëllimeve të tij jetësore, të flasë në telefon me Kryeministrin e Serbisë, Aleksander Vucic.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka njoftuar se ka telefonuar Kryeministrin e Serbisë, Aleksander Vucic, me të cilin ka biseduar për normalizimin e raporteve me Serbinë. Në këtë formë, Presidenti ka anashkaluar Kryeministrin e Kosovës, Isa Mustafa, duke folur me homologun e tij serb.

“Sapo zhvillova një bisedë telefonike me kryeministrin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq. U pajtuam që të punojmë bashkërisht që nëpërmjet dialogut t’i zgjidhim të gjitha çështjet me interes reciprok e që ndërlidhen me procesin e normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë”, ka njoftuar Thaçi.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi s’kishte lënë media pa shkuar për të treguar se Serbia po dëshiron të aneksojë Veriun e Kosovës. Kishte thënë se Serbia po dëshiron t’i shpallë luftë Kosovës .

Mirëpo, vetëm një javë pas këtyre deklaratave, Thaçi ka ndryshuar komplet qasjen ndaj Serbisë.

Tash, Thaçi po komunikon me Serbinë edhe pa ndërmjetës. Në fakt, ai, sot, njoftoi se ka folur në telefon me Shefin e Qeverisë së Serbisë, Aleksander Vucic, me të cilin ka biseduar për normalizim të mardhënieve Kosovë-Serbi.

Madje, Thaçi kishte thënë se politikanët aktualë serbë janë të njëjtë me Milloshevicin dhe politikën e tij.

“Kërcënimet e Serbisë se janë të gatshëm për luftë dhe për të dërguar forcat ushtarake në Kosovë, flasin qartë se qëllimet e Serbisë janë të njëjta me ato të regjimit të Millosheviqit gjatë viteve të 90-ta”, kishte thënë Presidenti Thaçi.

Ende nuk dihet se si ndryshoi gjuha  e Presidentit vetëm pak ditë pasi Serbia tentoi të fuste në Kosovë një tren të Rusisë me mbishkrime “Kosova është Serbi”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button